Mbështetës të opozitës në Shkodë, por edhe qytetarë shkodranë kanë paralajmëruar një protestë tjetër ditën e nesërme, ditë që përkon edhe me konstituimin e këshillit të ri bashkiak, të dalë nga votimet e 30 qershorit.
Protesta qytetare vjen pas lajmeve lidhur me të shkuarën e Valdrin Pjetrit, kandidatit të PS për këtë[ bashki, i cili rezulton me një të shkuar kriminale në Itali.
Për më tepër që PS ka zgjedhur që konstituimin e këshillit njëpartiak ta bëjë në rektoratin e universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Por, sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, i cili rikujton edhe ngjarjet e 2 prillit 1990, me protagonist Gramoz Ruçin, Shkodra as nuk është nënshtruar dhe as do të nënshtrohet.
“Nëse Gramozi i parë nuk e nënshtroi dot Shkodrën, pse mendoni do ta bëjë Gramozi i dytë ?...”, është pyetja që ngre Çollaku. /Syri.net
© SYRI.net
Cudi sesht bile ka shum mundsi ta nesnshtroj , neee PD vashdon rri kshu dhe se mer seriozisht Shkodren dhe e dorzon ahere qe cke me te do e nenshtroj