'Bomba' e rradhës/ Pjerin Ndreu bashkëpunëtor me vrasës

'Bomba' e rradhës/ Pjerin Ndreu bashkëpunëtor me vrasës

16:30, 18/08/2019
A+ Aa A-

Kryetari i ri i bashkisë së Lezhës, i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, Pjerin Ndreu, ka qenë i lidhur me vrasës që në fillim të viteve ’90.

Kjo është akuza e fortë që bëhet publike në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha nga një qytetar, përcjell Syri.net.

Sipas këtij të fundit, në kohën kur Ndreu drejtonte polinë në Mirditë, ai shoqërohej vazhdimisht me një person që kishte vrarë dy persona. Ndërsa u desh ndërhyrja e ministrit të brendshëm të asaj kohe që personi në fjalë të arrestohej.

“Pjerin Ndreu denoncohet si bashkëpunëtor me vrasësit që në vitin 1991”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetari.

Pershendetje doktor Berisha,mora shkas te shkruaj ne lidhje me deklaraten e Pjerin Ndreut,ju lutem bejeni publike;ne vitin 1991 kur zoti Nreu ishte drejtues policie ne Mirdite ka mbrojtur nje kriminel qe kishte vrare dy persona te nje familje ne fshatin Domgjon,gati dy vjet,u desht nderhyrja e ministrit te brenshem qe te arrestohej krimineli qe hante dreka me zotin Pjerin Nreu,dhe shetiste lirshem sikur kishte vrare dy gjerman,ne po te pyesesh ne Mirdite sidomos ata qe kan punuar ne polici ky nuk meriton as patrues ne bashki pa le me kryetar,zoti e rujt kete popull nga skuadra kriminale e rilindjes,respekte pa fund zoti te bekoft ty dhe familjen tende!

Ish deputeti socialist u akuzua edhe dje nga lideri i opozitës Lulzim Basha si një ndër eksponentët e lartë të mazhorancës të lidhur ngushtë me krimin.

"Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasdës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës", do të shprehej Basha. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/08/2019 17:44

Kapterri korruptuar Pjerdhin Ndreu, eshte nje nga surreterit me te spikatur te krimit ne ridhjerjen siçiliste te Edver Taqi Drogaxhiut! Vendi i tij si dhe i shum ridhjersave te tjere me Edvin Taqi Bajgen ne krye, eshte burgu dhe vetem burgu!

Petrit 18/08/2019 16:56

Eshte shume e vertete. Kusherinjte e pare te Pjerin Ndreut ( djemte e tezes ) te cilet kishin zbritur nga fani i Mirdites nen mbrojtjen e shokut ndreu ne vitet ‘93 -‘98 kohe kur ky mbante poste drejtuese ne policine e lezhes kane bere namin ne kuptimin e vertete te fjales. Kane vrare , kane grabitur, kane perdhunuar. Dhe te gjitha keto nen mbrojtjen e pjerinit. Vinin njerezit ne komisariat denonconin dhe Pjerini sa per sy e faqe niste furgonin e grupit te gatshem benin nje gjiro dhe kthehej. Ndersa 9 vellezrit ne tale vazhdonin te qete zanatin e tyre. Vrasje vjedhje grabitje perdhunime gjoba ne subjektet private e çfare ju vinte neper mend. Nga nje ish polic

Shto koment

Denonco