Ish Prefekti-Prefektit/ Ja shkeljet që po bën. Ademi legjitime si kryebashkiake

Ish Prefekti-Prefektit/ Ja shkeljet që po bën. Ademi legjitime si kryebashkiake

13:11, 18/08/2019
A+ Aa A-

Shkodra vazhdon të jetë në qendër të situatës politike në vend.

Pas dorëheqje së Valdrin Pjetrit si kandidat për kryebashkiak, sepse është i arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia, Edi Rama ka dhënë urdhër për të emëruar një tjetër person në vend të tij.

Pa zgjedhje dhe pa vota, Rama kërkon që të emërojë kandidatin e dytë në Shkodër.

Në lidhje me këto veprime dhe me vendimin e prefektit të Shkodrës Çesk Millja për thirrjen e këshillit bashkiak të Shkodrës, ka reaguar Roland Bejko, ish-prefekt i Gjirokastrës.

Reagimi i plotë i Roland Bejkos:

Prefekti dhe mbledhja e këshillit të bashkisë Shkodër e thirrur prej tij, totalisht në shkelje të ligjit. Voltana Ademi legjitime në detyrë.

Po e themi që në krye të herës se Partia Demokratike nuk i ka njohur dhe nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Por duke qenë se jemi në kushtet e një konflikti midis paligjshmërisë së menaxhauar nga Kryeministri kundër Kryetarëve të Bashkive legjitimë në detyrë, nuk mund të rimë indiferentë pa pohuar disa të vërteta ligjore dhe antililgjore.

Në këtë situatë anormale, Prefekti i Shkodrës ka thirrur mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Shkodër ditën e hënë më datë 19 gusht në shkelje të ligjit. Ja cilat janë argumetat ligjorë.

1. Te pika 3 e rendit të ditës thuhet ‘shpallja e vlefshmërisë së të mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër’.

Këshilli i bashkisë nuk ka çfarë vlefshmëri mandati të shpallë sepse vërtet gjykata i ka dhënë vlefshmëri mandatit të zotit Pjetri, por me dorëheqjen e tij sipas nenit 61 të ligjit 139/2015 ‘për vetqeverisjen vendore’ pika 1/a thotë : ‘Nuk pranon të bëjë betimin; pika 1/b, ‘Jep dorëheqjen’.

Edhe në rast se çmendet Rama dhe e detyron Pjetrin të shkojë të bëjë betimin do të jetë një veprim antikushtetues anti ligjor sepse të dënuarit nuk mund të zgjidhen.

(Neni 45 i kushtetutës, ligji 139/2015, ligji për dekriminakizimin).

2. Në këto kushte sot e në vazhdim, edhe pse KQZ ka shpallur fitues Valdrin Pjetrin, edhe pse Gjykata e ka konfirmuar vendimin e KQZ, Voltana Ademi është dhe do jetë në detyrë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja sepse sipas ligjit 139/2015 Neni 60 pika 4 ‘Ushtrimi i mandatit të Kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës’. Kështu z. Pjetri nuk e ka bërë betimin, është dorhequr publikisht dhe nesër edhe sikur ti kthehet mendja nuk do të mund ta bëjë betimin sepse ka qenë i dënuar dhe e pengon kushtetuta dhe dy ligjet e sipërcituara.

3. Flitet që këshilli socialist i bashkisë Shkodër mund të zgjedhë një nënkryetar bashkie dhe ti ngarkojë për detyrë kryerjen e rolit të kryetarit.

Nëse do guxojë këtë është vendim i çmendur është ‘coup d'état’, (grusht shteti) sepse :

a) Voltana Ademi është në detyrë ende. Këshilli nuk ka kompetencë ta shkarkojë.

b) Të drejtën për të zgjedhur dhe emëruar nënkryetarët e këshillit si dhe numërin e tyre sa do jenë, sipas ligjit 139/2015 neni 54, pika 3 e ka vetëm KRYETARI. ‘ Emërimi dhe shkarkimi i nënkryetarëve bëhet nga kryetari i bashkisë’.

c) Këshilli i bashkisë vetëm në një rast mund të caktojë një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, kjo ndodh kur kryetarit i përfundon para kohe mandati kryetarit dhe ka më shumë se një nënkryetar në detyrë.

Por në rastin e Shkodrës, kryetari i bashkisë siç e argumentuam më lartë është në detyrë sepse kryetari i ri i mandatuar nga KQZ nuk e ka bërë dhe nuk e bën dot betimin edhe sikur të dojë. E pengon ligja dhe Kushtetuta e Republikës.

A mund ta shkelë ligjin Rama me gjithë taborin e tij. Koha ka treguar që të gjitha bëjnë vaki.

Sepse mbledhja e nesërme e thirrur nga Prefekti është tërësisht e paligjshme për dy e më shumë arsye :

Shkelja 1 e Prefektit gardianit të ligjit dhe ligjshmërisë në një republikë normale:

1. Prefekti nuk mund ta thërrasë këtë mbledhje sepse ligji thotë që ai mund ta bëjë këtë gjë në rast se ‘këshilli i bashkisë nuk mblidhet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prefekti organizon ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë në MJEDISIN E BASHKISË dhe në praninë e banorëve të njësisë përkatëse’. (Ligji 139/2015Neni 60, pika 5).

Shkelja 2 e Prefektit gardianit të ligjit dhe ligjshmërisë në një republikë normale:

2. Ceremonia e konstituimit të këshillit e thirrur nga Prefekti është detyrim që të zhvillohet në MJEDISET E BASHKISË dhe jo në mjedise të tjera publike a private qoftë ky edhe në Universitet.

Pra edhe sikur Prefekti të kishte të drejtë në gjithçka që bënte, edhe sikur gjithë procesi të ish legjitim nga fillimi në fund, mjafton që mbledhjen nuk e zhvillon në mjediset e bashkisë, ajo është e paligjshme.

Nëse do kishim një Prefekt me dinjitet personalitet, e karakter, besnik të misionit të tij, ai duhet të mos merrte përsipër të bëhej pjesë e kllounadave të tilla që në zanafillë të procesit dhe debatit për zgjedhjet. Ai nuk duhet të njihte 30 qershorin për ditë zgjedhjesh por 13 tetorin sepse ai e di mirë që zgjedhjet zhvillohen me dekret Presidenti dhe jo me urdhër kryeministri. Në të gjitha rastet, Prefekti duhet të jepte dorëheqjen për të dalë i nderuar nga kjo histori dhe jo të bëhet instrument i kryeministrit për të bërë akte të paligjshme në dëm të kushtetutës dhe ligjeve të republikës.

Sido që të jetë vendimi i këshillit nesër në Shkodër Voltana Ademi është dhe do të vazhdojë të jetë kryetare deri në zhvillimin ezgjedhjeve të reja.Vendimet e gabuara do goditen në gjykatë dhe gjykatat le të bëhen më tej palaçot e rradhës në duart e Ramës po të duan.

Roland Bejko, këshilltar i Kryetarit të PD -së për çështjet e pushtetit vendor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco