Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Me VIDEO/ Basha: Raportet ndërkombëtare, Rama kryeministri më i korruptuar në Ballkan

Me VIDEO/ Basha: Raportet ndërkombëtare, Rama kryeministri më i korruptuar në Ballkan

11:05, 18/08/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me akuzat që janë bërë qeverisjes së Edi Ramës nga ndërkombëtaret.

Duke cituar raportet ndërkombëtare për situatën në Shqipëri, Basha shprehet se Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan.

Basha citon Departamentin e Shtetit dhe Eurobarometrin, për gjendjen e ekonomisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.

Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij. #HajdutiPsiqik #Ramaik #ShqipëriaSiEuropa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco