Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

'Ej Hoze, eja dhe ha dajak nga shqiptarët'/ Rrjeti shpërthen në ironi pas ngjarjes me turistët spanjollë

'Ej Hoze, eja dhe ha dajak nga shqiptarët'/ Rrjeti shpërthen në ironi pas ngjarjes me turistët spanjollë

17:24, 17/08/2019
A+ Aa A-

Dhuna ndaj turistëve spanjollë në jug të vendit vazhdon të komentohet në rrjetet sociale

Pesë turistë spanjollë raportohet u dhunuan barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij dhe shkak dyshohet pakënaqësia e turistëve me ushqimin e servirur nga restoranti.

Ata janë dhunuar dhe kërcënuar nga pronari i restorantit, si dhe u është thyer xhami i makinës me të cilën lëviznin.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë.

Ngjarja është bërë frymëzim edhe për meme në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë ironitë dhe talljet me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Turizmit Bledi Klosi. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco