ME VIDEO/ Banda e zyrtarëve grabitës në Kapshticë: O 500 mijë lekë në dorë, o gjobën!

ME VIDEO/ Banda e zyrtarëve grabitës në Kapshticë: O 500 mijë lekë në dorë, o gjobën!

14:30, 17/08/2019
A+ Aa A-

"Këta janë narko doganierët, narko policët dhe narko prokurorët e shtetit të mafies së Edvin Drogës! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.". Këtë konkluzion ka dhënë, ish-kryeministri Sali Berisha, për peripecinë e gjatë, stresin e deri edhe rrezikun e arrestimit në Doganën e Kapshticës, të një emigranti shqiptar në Amerikë.

Emigranti që i ka filmuar zyrtarët e korruptuar të Doganës, në kushtet kur Prokuroria e Korçës, as nuk e ka denjuar kallëzimin e bërë prej tij, ka vendosur t'i demaskojë me këtë video publikisht. Dhe ja si e përshkruan ai, krahas videos, sjelljen e këtyre zyrtarëve të shtetit shqiptar, që duhet t'u shërbejnë qytetarëve. 

MESAZHI ME VIDEO:

Zoti Sali Berisha. Unë që po ju shkruaj jam një qytetar nga Elbasani dhe jetoj në Amerikë.

Problemi im qëndron këtu: unë kam pasur në pronësi një mjet me targa greke, të cilin e kisha lënë në Shqipëri për katër vjet e gjysëm, pasi u largova për në Amerikë dhe i kisha dorëzuar targat e mjetit në Greqi për të mos paguar detyrimet ndaj shtetit grek.

Mbas 4 vjet e gjysëm, kur u ktheva nga Amerika, shkova në Greqi, pagova detyrimet që kisha në shtetin grek edhe mora targat dhe u ktheva në Shqipëri me qëllim që të udhëtoja me mjetin tim për në Greqi.

Në doganën e Kapshticës, në sportelin e Policisë, më thanë që të ka kaluar afati i qëndrimit në Shqipëri edhe se duhet të kaloja nga dogana për të kryer disa procedura.Deri këtu çdo gjë në rregull.

Problemi fillon kur takoj dy doganierët e Doganës, të cilët më kërkonin 50.000 lekë të reja, po doja të kaloja Doganën, pasi më sorollatën përreth 10 orë në Doganë.

Pasi unë nuk pranova që t’u jepja lekë në dorë më kanë bërë reprezale nga Policia edhe nga doganierët. E vetmja gjë që unë kërkova ishte “më prisni gjobën, më thoni ku ta paguaj dhe më jepnin dokumentacionin për këtë gjë”. Për këtë gjë u deshën 10 orë.

Mbas 10 orësh në Doganë, midis presioneve, si nga Policia ashtu edhe nga doganierët, më është prerë gjoba nga juristja e Doganës, 50.000 lekë të reja, pasi nuk pranova të korruptohesha, sepse ata m’i kërkonin këto lekë në dorë edhe me këtë fletë gjobe u paraqita në postën e Bilishtit ku pagova fletën e gjobës edhe u ktheva në Doganë për të marrë makinën.

Juristja del nga zyra edhe i thotë Policisë që të më japin makinën, pasi kisha paguar detyrimin ndaj shtetit. Por, Policia thotë se ky ka punë me ne tani edhe filluan të kontrollojnë makinën për herë të dytë pasi më kishin kontrolluar njëherë në mëngjes.

Mbasi e kontrolluan makinën më thanë që do të më arrestonin sepse po i filmoja edhe më futën në Policinë e Doganës edhe donin të më merrnin telefonin me zor, duke më kërcënuar se nuk do të më linin të ikja nëqoftëse unë nuk prishja videot e filmuara.

Mbas disa minutash kërcënimesh më lëshuan duke më thënë që unë jam djalë i mirë edhe se nuk do shkoj t’u bëj kallëzim penal, por unë mbasi m’u dorëzua dokumentacioni i makinës, u ktheva në Korçë edhe bëra 2 kallëzime penale ndaj Doganës edhe Policisë.

Por, surpriza është nga prokuroria e Korçës, e cila më ktheu përgjigja para 3 ditësh për mosfillimin e hetimeve, pasi Policia edhe doganierët kanë kryer detyrën.

Pyetja ime është a nuk quhet korrupsion kur i kërkon qytetarit lekë pa i dhënë një dokument zyrtar (gjobë) edhe pse duhet të më mbanin 10 orë në Doganë thjesht për të më prerë një fletë gjobë?!

Faleminderit nëqoftëse e merr mundimin edhe e lexon!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/08/2019 16:08

I ke thënë të gjitha more djalë, nuk kemi çfarë të shtojmë. Dhe kështu edhe ti do jesh një më shumë bashkë me ne ... protestuesit... kundër pushtave të pushtetit komunist të ripjellur. Shqipëria ka nevojë për më shumë njerëz si ti, për më shumë pemë e më pak komunistë. Madje nga një komunist në çdo pemë...E Dramën kokëposhtë në një rrap... e kështu me rradhë.

Shto koment

Denonco