Partia Demokratike, thirrje Ramës: Larg duart nga Shkodra! Mos vijoni aksionin uzurpues!

Partia Demokratike, thirrje Ramës: Larg duart nga Shkodra! Mos vijoni aksionin uzurpues!

14:18, 17/08/2019
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama “larg duart nga Shkodra, mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë”. 

Deklarata ka ardhur pasi Prefekti i Shkodrës Çesk Millja, ka kërkuar që të hënën në ambientet e universitetit Luigj Gurakuqi, të bëhet konstituimi i i këshillit të ri bashkiak, edhe pse kryebashkiaku i zgjedhur nga Rama, Valdrin Pjetri, u tërhoq turpshëm nga gara.

Në një deklaratë të lëshuar sot, dega e PD-së në këtë qytet shprehet:

"Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve.  

I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pistë të Partisë Socialiste.

E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!

Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/08/2019 16:40

Mbroheni Bashkinë sikurse Artistët Teatrin Kombëtar, me trupat tuaj o shkodranë të ndershëm antikomunistë. Mos dëgjoni thirrjet e Lulit për protesta "paqësore". Me "paqen" e Lulit do kish rënë Astiri, do kish rënë Teatri, do bjerë edhe Shkodra, ashtu sikurse ra Kamza etj. Mblidhuni rreth bashkisë me mijëra natë e ditë dhe mosejoni pushtat e pushtetit pushtues të hyjnë mrenë. Shkodra e ka Kryetaren e saj të pa ngrirë, të zgjedhur demokratikisht nga populli, ( me gjithë batërdinë e Bajrave & CO në votime).

Shto koment

Denonco