Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Shihni ç'i bënë makinës në sy të Policisë', reagon Berisha: Hajnat dhe shteti janë një! Fotografitë e dërguara nga qytetari si dëshmi

'Shihni ç'i bënë makinës në sy të Policisë', reagon Berisha: Hajnat dhe shteti janë një!

10:39, 17/08/2019
A+ Aa A-

Një pushues në Ksamil është larguar prej andej i hidhëruar dhe indinjuar pas një ditë që supozohej të ishte çlodhëse. Makinën e gjeti të dëmtuar rëndë, por ajo që e bënte më irrituese situatën ishte indiferenca dhe karshillëku i patrullës së Policisë që ishte në vendin e ngjarjes.

“Hajnat dhe shteti janë një”, ky qe konkluzioni në të cilin doli, qytetari në fjalë. Mesazhin e tij me fotot denoncuese i ka publikuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka mbështetur plotësisht. “Hajnat dhe shteti janë një! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Fb.

Z. Berisha, së pari ju uroj të jeni me shëndet të plotë.

Jam A.V.me nr tel ....

Po ju përshkruaj një ngjarje që më ndodhi sot në Ksamil, te Tre Ishujt. Parkoj 30 m larg resortit “Bianko” te Tre ishujt në Ksamil.

Nga ora 18.30 shkoj të marr makinën, e cila ishte e rrjepur. Përballë - patrulla e Policisë.

Ajo që më bën përshtypje, sa u drejtohem që të shohin makinën, më thonë se sa kishin marrë turnin.

Në mes të ditës dhe kamerave ndodh gjithçka. Nuk flas për vlerën e dëmit, por familjarisht jemi të indinjuar sepse hajnat dhe shteti janë një.

Në foto është numri i saktë i policit, që ruante hajdutët dhe për këtë jam i bindur! Me respekt!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi17/08/2019 12:33

Ne Elbasan bandat e ish kryetarit te bashkis sejdini po bejne ligjin. Ato po bejne terror ne qutet. Dhenderri del me 20 polic privat ne baret ne qender te qutetit( nderkoh qe edhte ne kerkim nga policija) kalon policija dhe nuk i prek fare. Para ca fitesh rrahu nje nga ptonaret e nje lokali, kaloj policija dhe nuk nderhyri. Elbasani nen kontrollin total te bandes se sejdinit, me imunitet nga Rama. Shqiprija ne kthetrat e gangesterve. Rama tashme eshte kupola e mafjes.

Shto koment

Denonco