E turpshme/ Lajmet e ‘STV, BTCH, ERTV’ zhdukin viktimat

E turpshme/ Lajmet e ‘STV, BTCH, ERTV’ zhdukin viktimat

00:10, 17/08/2019
A+ Aa A-

Tragjedia që ndodhi sot gjatë restaurimit të fasadës së një pallati ku banon zv/kryeministri Erion Braçe, me nismën e bashkisë dhe banoreve të pallateve ku humbën jetën dy puntorë dhe disa të tjerë janë plagosur, është shoqëruar me një turp të paprecedentë të televizioneve kombëtare dhe portaleve më në zë të qeverisë.

Kronika deri në 5 minuta me Erion Veliajn ku tregohet se po ecën me ritëm restaurimi i fasadave të pallateve, dhe asnjë lajm për tragjedinë që ndodhi pikërishtë gjatë një restaurimi të një fasade bash tek pallati i zv/kryeministrit Braçe.

Dy punëtorë humbën jetën poshtë rrënojave të skelave dhe disa të tjerë u plagosën rëndë. Por kjo nuk përbën lajm për tv kombetare, ndërkohë lajmi bajat plot katër minuta se Veliaj rikonstruktoi plot 47 fasada pallatesh deri tani ishte në çdo edicion.

Në qoftëse fasadat po i restauron Veliaj, përgjegjësinë për mungesën e sigurisë në punë nga ku pati dy të vdekur e disa të plagosur e ka po Veliaj.

Ose fasadat nuk po i restauron bashkia.

Gjithashtu, dy puntorët kanë humbur jetën në mes të Tiranës dhe fatkeqesisht nuk mund të ringjallen nga televizionet kombëtare pse nuk do Veliaj të dalë lajmi.

Kjo tragjedi ishte lajm për të gjitha mediat e rajonit, por jo për mediat e Tiranës nën vëzhgimin e treshes Rama-Veliaj-Fuga.

Erion Braçe dhe Erion Veliaj që kur ishin në opozitë reagonin edhe kur vdiste një minator në Kinë, sot që në pallatin e tij dhe me lejen e tij është marrë kjo iniciative ku ndodhi tragjedia, heshtin.

Asnjë fjalë. Si tentuan të zhdukin kufomën e Arditit në Sharrë, po mundohen të zhdukin edhe lajmin për tragjedinë sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/08/2019 00:20

Lali Dhjeri dhe mediat e ridhjerjes edveriste, mundohen te mbulojne diellin me shoshe, por shpejt do ti vije dita qelbesirave te ridhjerjes te pergjigjen per te gjitha krimet e tyre. Lali Dhjeri pedofili, Ajolen mu ne gop!

Shto koment

Denonco