Aksidenti me dy viktima në Tiranë/ Spahia shpërthen ndaj Braçes e Veliajt: Të pacipë e të neveritshëm

Aksidenti me dy viktima në Tiranë/ Spahia shpërthen ndaj Braçes e Veliajt: Të pacipë e të neveritshëm

22:17, 16/08/2019
A+ Aa A-

“Jeni thjesht të pacipë e të neveritshëm”. Me këtë gjuhë i drejtohet ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia zv/kryeministrit Erion Braçe dhe kreut të baskisë Tiranë, Erion Veliaj.

Reagimi i fortë i Spahisë vjen pas ngjarjes së sotme në kryeqytetet, ku nga rënia e skelës humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në pallatin ku jeton numri dy i qeverisë, i cili edhe pse ka parë prej ditësh në çfarë kushtesh punohej aty nuk ka folur. Ndërsa kreu i baskisë është iniciatori i këtij projekti.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

HESHTJA FAJTORE! 
Ju rilindasit ose jeni vrases, ose trafikante njerezish, ose trafikante droge, ose te korruptuar, ose hajdute ose te paafte. Ne cdo rast jeni semundja e keqe e ketij vendi, qe duhet zhdukur.

Njeri Erjon, qe perdridhet si lecke ne ere, nuk shikon c'ndodh para shtepise se vet.

Erioni tjeter, vrases i nje te mituri ne pune, ai qe abuzon me femije, te moshuar, e c'ti dale para aparatit fotografik e kamerave te tij te paguara me taksat tona, nuk paten sy asnjeri te shikonin tragjedine e tmerrshme te 5 njerezve qe punonin me djerse e ndershmerisht per buken e gojes.

Jeni thjesht te pacipe e te neveritshem.

Ngushellime te sinqerta familjeve te dy njerezve te ndershem dhe sherim te shpejte tre burrave te tjere, qe jeten kane zgjedhur ta jetojne me djersen e ballit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco