Rama, Pjetrit: Nuk ka problem pse trafikove drogë, problem që s'më the ...

Rama, Pjetrit: Nuk ka problem pse trafikove drogë, problem që s'më the ...

10:54, 16/08/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për Valdrin Pjetrin, të zgjedhurin e tij për bashkinë e Shkodrës. Rama ka nënvizuar në një mesazh në Twitter se “Valdrin Pjetri nuk është kriminel”, por fshehjen e së kaluarës së tij e ka konsideruar të patolerueshme dhe me pasoja të pajustifikuara për Shkodrën.

Ndaj, në këtë këndvështrim, Rama, pas një dështimi tjetër të rëndë të kësaj natyre me të zgjedhurit e vet,  ka hedhur idenë se në të ardhmen, për kandidatët që gënjejnë, “çdo vetdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.”

MESAZHI I PLOTË I RAMËS NË TWITTER

Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga Policia ose prokuroria.

Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetdeklarimit,  s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.

Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.

Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mondi16/08/2019 13:43

Ne cilin vend te botes trafikanti droges nuk quhet kriminel ? Ishte ne moshe madhore, i pergjegjshem menderisht dhe eshte pergjegjes ligjerisht. A po duhet edhe te vjedhe, vrase apo te perdhunoje Gafur Mazreku, Armando Prenga, Arben Ndoka, Elvis Roshi etj etj. Nje thes me plehera socialiste.

Shqiptari16/08/2019 12:02

Hahahaaa! Ky KM yne eshte gallate e madhe! Sa here i dalin lakrat bashkepuntoreve te tij qe mezi i gjen e i zgjedh vet nga fundi i kazanit te tij te plehrave RILINDJA, e heq pergjegjesine nga bytha e vet dhe kerkon te vendose apo ndryshoje ligje. Por ligji per verfikimin e pastertise se figurave publike, te kandidateve per deputete, te kandidateve per kryetare bsshkish dhe keshilltaresh bashkiak ekziston. Biles ka edhe nje institucion qe paguhet nga taksat tona per ta bere kete pune. Apo e ke shkrire fare? Nuk di gje, thua. Po ti kriterin e pare qe behesh rilindas, ke që duhet te jesh kriminel! Nuk behet fjale per 2 apo 3 kriminele, sepse 70% e rilindasve qe ke sjelle ne PS, jane kriminele, hajdute, maskarenj, analfabete, pijanece, drogaxhinj, imorale dhe ndyresira. Po te kishe nje moral minimal, po te kishe turp apo cipe, por te kishe respektin minimal per qindramijera socialiste te ndershem qe te besuan dhe te votuan, ti duhet te ishe i pari qe duhej larguar. Por ketu behet fjale per nje njeri me integritet dhe jo si ty. E shkaterrove perfundimisht PS! Ata i ka zene paniku i zhdukjes!

mario16/08/2019 11:24

Pirdh,pirdh se te erdhi veza ne b---e. Te gjithe kryetaret e bashkive i ke te lidhur me krimin.Po deshe bej nje studim se kush i merr tenderat ne bashkite e tua.Pas ketyre tenderave qendrojne te gjithe kriminelet me te rrezikshem ne vend.Po te duash i gjen kollaj edhe emrat,por ti nuk do se je bashke me ta .

Shto koment

Denonco