Lajmi i fundit

Dogjën qëllimisht 2 automjete, shoqërohen 4 autorët e dyshuar në Korçë

Radarët, armët dhe pronat, ish-ministri denoncon aferat e Valdrit me Mimin

Radarët, armët dhe pronat, ish-ministri denoncon aferat e Valdrit me Mimin

18:12, 15/08/2019
A+ Aa A-

Nga Dritan Demiraj

Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë dhe vendi po shkon drejt një diktature të re të kamufluar. Kjo diktaturë e re apo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma psikonarkomani dhe i shoqëruar me ‘sektin Pink ‘ e hanëmet e ‘Harremit’ të Ripjelljes!

Ky konglomerat politik, ka lënë me dhjetra raste ‘shtatëzënë’ ish-Partinë Socialiste, duke bërë ‘aborte’ të njëpasnjëshme të detyruara nga skandale të pafundme, ku ‘Poturaxhiut’ po i grisen poturet si brekët e Shukriut!

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, duke ecur me logjikën e mbijetesës politike duke paguar mercenar elektoral (banda kriminale dhe propagandistike), mercenar politik në sistemin e drejtësisë, policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë. Secili prej këtyre mercenarëve elektoral, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci.

Kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama sociale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtohen nga banda kriminale e ‘rilindjes’ vetëm shtet nuk mund të quhet!

Qeverisja e ‘ripjelljes’ vazhdon të pjellë vetëm hajdut, narkotrafikant, mashtruesa, narçist, nihilist, injorant, komik, hipokrit, poturaxhi duke humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar! Rasti i fundit i denoncuar si dhe dhjetra skandale të mëparshme nga

Opozita dhe Lideri i saj zoti Lulzim Basha, është rasti i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike promovohet në detyrat më të larta të institucioneve të mbrojtjes, sigurisë si dhe së fundi të ‘vetë emërohej’, Kryetar i Bashkisë të Shkodrës si Kryeqëndra e Veriut të Shqipërisë.

Por, Kryetrafikanti ‘Poturaxhi’ në momentet kur nuk ka asnjë alibi tjetër për të mbrojtur bashkëpuntorët e tij, të cilët kanë dalë ‘cullak’ dhe rrezikojnë pushtetin e tij thekson: ‘Nuk kanë më punë me PS ata, ne jemi me ligjin, jemi me shtetin’, ato janë një ‘dru i shtrembër’ si rasti i Tahirit, Roshit, Shukriut, Ndokës, Frrokun, Prenga, Bushin, Imerajn, Dakos e shumë të tjerëve dhe së fundi Valdrin Pjetrin dhe shumë të tjerë që do ti dalin në vazhdim!

Image

Natyrshëm lind pyetja, po kush i promovoi këto ‘talente narko-kriminal’në politikë dhe drejtim të institucioneve të rëndësishme të vendit?!

Përgjigja është e thjesht në gjykimin tim, ato që kanë simpati, nevojë, shije dhe interes grabitje pushteti dhe pasurie të Shqipërisë dhe shqiptarëve si psh: Poturaxhiu, Mrika&Co. Rasti i Valdrin Pjetrit, është më sinjifikativi se si mund të bësh karrierë nga bota e narkotrafikut në nivelet më të larta të institucioneve të shtetit dhe aq më keq në ato të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kumbari për promovimin e këtij ‘talenti’ është padyshim Mimi Kodhjeli, e cila sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, ‘mjeshtrin’ Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky ‘talent’, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj…

Hipokrizia e Mimit duke u shpallur në mediat publike si ‘puritane’, por nuk mund të fsheh dot ligësinë e saj si bashkëpuntore e ngushtë e krimit dhe e trafikut (tashmë e vërtetuar dhe nga agjensitë e huaja). Ishte ky drejtor dhe jarani Arian Kraja, që menaxhuan të gjithë tenderat e denoncuar nga Unë dhe Opozita, sic ishte ai i Radarëve, blerja e mjeteve për Policinë Ushtarake, blerje dhe shitje të armatimit, tjetërsim i shumë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes që ishin në vende mjaft të lakmueshme në bregdetin e Jugut, bashkëpunimin me element narkotrafikant për të mos vënë në funksionim ashtu sic duhet sistemin e radarëve, ku për cdo vonesë shpërbleheshin nga përfituesit ‘talenti’ dhe promovuesit e tyre, marrja deri në 10000 Euro për nje gradë koloneli, 4000 Euro për të shkuar në mision në Afganistan (Arjan Kraja), tenderi i karburantit të helikopterëve të Farkës, etj!

Gjithashtu, është e pafalshme dhe Prokuroria duhet të bëjë hetime serioze për personat përgjegjës (që nga Ministria e Mbrojtjes që është Autoritet Ministri që kërkon pajisje për këtë dokument), për shkeljen e procedurave dhe pajisjen me certifikat të sigurisë ‘Për përdorimin e Informacionit të Klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’’, ku një element narkotrafikant përdorë informacionin ‘sekret shtetëror dhe atë të NATO-s’, rast ky i pa precedent në asnje vend anëtar të NATO-s.

Për ty Lartgjatësi Poturaxhi, Mrika &Co, Drini është lumi më i madh dhe i rrëmbyeshëm që fshin, mbyt dhe dërgon çdo mbetje, pisllëk në det, ka ardhur momenti që ‘Val-Drini’, t’ju mbysë dhe largoj të gjithë shpurrën politike të ‘Rripjelljes’ për ta humbur njëherë e mirë ‘farën politike’ të këtij sekti kancerogjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/08/2019 23:52

Per te mberritur deri ne narkoministrine e mbrojtjes si drejtuese e kesaj ministrie, jo me kot Mrika i çonte Edver Taqi Mutacakut letren higjenike ne hale!

Toni15/08/2019 21:02

e ka Valdrin Nejse vec anonim mos e lini

Sehiri15/08/2019 19:02

U duk qe Edvin Kristaq Rama do merrte rruge te keqe,se i premtoi zotit Dritan Demiraj nje post te rendesishem,por nuk e beri. Ne fakt Ai keshtu ka genjyer Lubonjen e Arta Daden per president,po ashtu edhe Mimi Kodhelin. Ishalla e mban fjalen per Jozin,se per Majen s'ke c'i thua ,ja delegoi Evropit. Megjithate Maja kishte investuar edhe vete "sende" (deridiku) me vlere!

Shto koment

Denonco