Neritan Ceka zbulon mesazhet e përplasjeve me Edi Ramën

Neritan Ceka zbulon mesazhet e përplasjeve me Edi Ramën

16:46, 15/08/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë për gazetën ‘Mapo’, Neritan Ceka ka rrëfyer pakënaqësitë e tij me qeverisjen e kryeministrit Rama si dhe komunikimin që kanë pasur mes tyre.

 ‘Kam komunikuar me kryeministrin, i cili çdo gjë që ia thua me të mirë ta merr për keq. Shembull konkret ishte kur Mirela Kumbaro doli me bujë për restaurimin e Muzeut Kombëtar e tha që në Shqipëri s’ka specialistë, do ia japim një firmë të huaj, por kur i shkruajta kryeministrit që i ke këtu specialistët, ajo tha po do ia japim një firme shqiptare.

Po kur i thashë që kjo punë zonjë është bërë një herë dhe është paguar nga BE-ja në 2011 më shumë se 1 milionë dollarë dhe ajo bëri sikur nuk dëgjoi dhe e hodhi në tender me këto metastazat e bashkisë. Kur komunikova prapë me kryeministrin më thoshte që je ‘i rënduar’, pra që ke rrjedhur me pak fjalë në mënyrën e tij artistike.

Por kur i çova dokumentet nuk tha më fal, por e ndaloi tenderin dhe shpëtuan ato 230 milionë lekë. Me aq lekë mund të ishin restauruar qindra kisha’, thotë Ceka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco