Dorëhiqet Valdrin Pjetri

Dorëhiqet Valdrin Pjetri

16:14, 15/08/2019

Kandidati i Edi Ramës në Shkodër Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen.

I zgjedhur në votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor, Pjetri ka vendosur të dorëhiqet nga fitorja e tij e mandatit.

Vendimi është bërë publik nga vetë Pjetri.

Ai dha dorëheqjen pas publikimit të dokumenteve se është i arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia.

Letra e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit:

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajësinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qenë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një ëndërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri_elb15/08/2019 22:03

E cvete komedia rilindja!!! 1koment me i bukur se tjetri hahaha,,,,,1pyetje per kte pjetrin ti the te presim te verteten kush eshte e verteta???Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent???kte do na thoje??ik ere qumeshtor pi cice te mami se na hape barkun.....rrot k...

Shqiptari15/08/2019 17:31

Sa gjynah qe Shkodra humbi Prof. Dr. Pjetrin, nje nga "ikonat" e lirise, demokracise, kultures dhe moralit qytetar qe kullat dhe sarajet e krimit nuk i ngriti ne Shkoder por ne Tirane. Mos u merzit, Edi Rama do te gjej perseri, nje kriminel tjeter, por qe te mos ia gjej dot PD-ja te zezat e te kaluares se tij. Kur e dije qe ishe i dhjere, mos u merrshe me politike!

e verteta15/08/2019 17:04

Ajo që nuk mund ta kuptojë askush, është fakti se përse mendon Pjetri që Shkodra e meritonte të drejtohej prej tij ? Vërtetetë që në moshën 20 vjeçare dikush edhe mund të gabojë e të bëjë veprime të pa ligjëshme, e kjo nuk ka sepse të shërbejë si penalitet për gjithë jetën, por derisa ka një ligj të dekriminalizimit për të përzgjedhurit, që duhet ta deklarojnë fajin e tyre qoftë edhe në rini, nëse nuk e ke bërë këtë, ke mashtruar.

socialist15/08/2019 17:04

te besojme qe eshte nje histori banale dhe qe jane dite te veshtira per ty dhe familjen tende! Por te pakten ti ke dicka per te cilen te thuash mu be shkak edhe pse nuk e meriton, por ka nder je socialiste qe jemi hedhur ne rruge pa bere asgje dhe po e vuajme pa na pyet njeri si ndihemi! Suksese me tej se jeta as fillon dhe as mbaron me Partine Socialiste

Lali15/08/2019 17:01

Sa here qe ju dalin pislleqet dhe denimet te gjithe pjellat e sektit ridhjerje kane nje fjali standarte "ka dale gjithshka jashte konektstit.....". Keta qelbesira te kujtojne filmat kur burri e kap gruan ne flagrance dhe pa breke dhe ky/kjo baxhelle perdorin shprehjen " shpirt nuk eshte ashtu si mendon ti.....". Ah rrace muti qe jeni ju vemjet dhe kriminelet e sektit te qelbur mavi.....

Daku15/08/2019 16:49

Po ctu desh politik ere Llazi! E krruani me kallam.

ylli15/08/2019 16:18

Bravo z.Pjetri mund te jesh i lare ne kete histori por nuk te sherbente ai mandat besoj do dalesh me i fituar. Ne fund te fundit jemi njerez me aspirata .......

Shto koment

Denonco