Jemi bërë si Bidai

Jemi bërë si Bidai

14:08, 15/08/2019
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga.

Parvjet në pushimet e verës vapën e drekës e kaloja duke parë Bidain.

Më pëlqente ai personazhi, edhe indian, edhe pak si me një tjegull mangët, edhe viktimë e makinacioneve në familje... Perlë budallalliku!

Tani që nuk e kap më Klanin,  megjithëse i kam paguar lekët një për një, te Dixhitalbi - as AMA, një flluckë sapuni bëri, sa për të rrejt shpresat e publikut me deklarata tip Bidai, shoh filma shqiptarë.

Dje për shembull, pashë tre herë, mëngjes, drekë, darkë, si medikamentet që marr kundër kolesterolit, para buke çdo vakt, sesi shovinistët grekë helmuan Petro Nini Luarasin!

Tre herë e helmuan, me helm lope!

Pupupu çfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco