Neritan Ceka: Edi Rama po restauron regjimin që përmbysëm, por këtë po e bën me tender…

Neritan Ceka: Edi Rama po restauron regjimin që përmbysëm, por këtë po e bën me tender…

13:47, 15/08/2019
A+ Aa A-

Ish-politikani dhe arkeologu i njohur, Neritan Ceka, ka demontuar mënyrën se si po funksionon Edi Rama në krye të vendit që kur ka ardhur në pushtet. Sipas Cekës, Shqipëria e Ramës ku 2 milion banorë janë arratisur është një vend krejtësisht i falimentuar. Për profesorin e arkeologjisë, Rama është duke restauruar regjimin që u rrëzua në fillim të viteve 90-të, por edhe këtë restaurim po bën me tender.

“Jemi shumë larg nga të gjitha pikëpamjet për të bërë debat. Nuk bëj debat me kryeministrin e një vendi, ku 2 milionë kanë ikur dhe ata që kanë mbetur duan të ikin. Me një “kryetar bashkie” të falimentuar sepse është një bashki e falimentuar e gjithë Shqipëria e drejtuar nga Rama.

E vetmja çështje që pata nuk ishte politike, por qytetare. Jam një njeri që kam kontribuar për votën e lirë dhe nuk do të pranoja në asnjë mënyrë që të bëhen zgjedhje, ku vota e lirë nuk manifestohet. Në një vend ku bëhen zgjedhje me një parti të vetme dhe luhet komedia e demokracisë ky është një vend për të qarë hallin.

Ka dy pikëpamje për demokracinë sot; ajo anglosaksone ku çdo gjë që është demokratike është ligjore dhe çdo gjë që është ligjore është demokratike dhe pikëpamja latine, franceze, sipas saj baza e demokracisë është arsyeja. Ajo që është e arsyeshme është demokratike dhe ajo që është demokratike është e arsyeshme. Pastaj vjen ligji.

Sot jemi në një absurditet. Ne kemi një parlament që është ligjor, por nuk është i arsyeshëm sepse ata nuk përfaqësojnë elektoratin, raportet e elektoratet. Nuk është e arsyeshme as vota qesharake e 30 qershorit, ku votojnë 20 për qind, nga të cilët gjysmat votojnë kundër.

Pra është legjitim, por legjitim ishte dhe në kohën e fashizmit në Shqipëri, por nuk janë demokratik.

Ne u ngritëm kundër komunizmit, jo se ishte i pabazuar në ligj, po nuk ishte i arsyeshëm. Ky është diskutimi që mund të kem me zotin Rama, i cili është kudo i paarsyeshëm. E kam konsideruar “un uomo in cerca di guai”, siç thonë italianët, një njeri në kërkim të belave ditë për ditë, nga teatri, te rruga, etj..

Unë mendoj se sistemi që ka ngritur, duke qenë një nga liderët shpirtërorë të dhjetorit ’90, se ai nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike, por roli i tij nuk duhet mohuar,- ai tani ka bërë me dashje apo pa dashje restaurimin e asaj që u përmbys. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, ka ndodhë me Napoleon Bonapartin, që ishte toger i revolucionit dhe u bë perandor. Edhe Enver Hoxha ishte përfaqësues i një brezi iluministësh të rinj të asaj periudhe, si Qemal Stafa, etj, por u kthye në diktator. Nuk e di a do të përfundonin të gjithë diktatorë, por sistemi do t’i kthente në xhelatë.

Edhe Rama nuk është gjë tjetër veçse një restaurator i regjimit që u përmbys. Por, ky është një restaurim me tender. Ky ka bërë një kombinim të sistemit komunist me atë otoman. Ka kthyer gjithë djemtë, vajzat dhe nipërit e mbesat e byrosë politike dhe komitetit qendror e sekretarëve të partisë. Ky është establishmenti politik që ka sjellë Rama. Dhe e dyta, spahitë. Secili ka marrë nga një copë, njëri merr rrugët, tjetri transportin, tjetri misrin, tjetri specin djegës e me radhë, janë qindra spahi që varen direkt nga Rama.

Kjo ndodh dhe me monumentet e kulturës. Atë karagjozllëkun e restaurimit të memorialit të Skëndërbeut e ka bërë vetë Rama. Ajo karakatinë që qëndron mbi Katedralen e Shën Kollit, ku është varrosur Skënderbeu, duhej të hiqej se është e kohës së komunizmit. E restauruan, e bënë me drita. Kur komunikova me Ramën, ai tha është gustoja ime dhe guston time nuk e diskutoj. Kjo është gusto nostalgjike.

Edhe një mandat po t’i japim këtij njeriu, do të vishemi të gjithë me poture dhe me bluza me karikatura. Pra, është njeriu që guston e tij të mërzitshme, si fjalimet e tij, do t’ua imponojë të gjithëve”, zbërthen Ceka, Edi Ramën, në një intervistë të dhënë për gazetën Mapo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xi15/08/2019 15:50

tenderin e pare e fitu ti mor spijun kur ktheve turmen nga blloku

Shqiptari15/08/2019 14:32

A u bindet o shqiptare? A u bindet o BE? A u bindet SHBA? A u bindet OSBE? A u binde znj. Merkel? Se me çfare djalli, me çfare krimineli dhe me çfare diktatori po perballen shqiptaret e gjore ne 2019? A pranohet qe BE dhe SHBA te kene ne tavoline nje monster te tille? A pranohet nje partner antidemokratik dhe uzurpator pushtetesh si ky kriminel? Pse BE dhe SHBA bejne sikur nuk i kuptojne, bejne sikur nuk i shikojne dhe bejne sikur nuk i degjojne klithmat dhe britmat e nje populli te mashtruar, te vjedhur, te shtypur dhe te uritur per liri dhe demokraci??!!! A nuk turperohen qe nje qeveri e tille kaq kriminale dhe kaq destruktive, me perkrahjen dhe nen hunden e tyre, po lulezon ne mes te Evropes?!!!

Shto koment

Denonco