PD tregon hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit: Rama po pengon ‘Antimafian’ për verifikimin e pasurive të trafikantit

PD tregon hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit: Rama po pengon ‘Antimafian’ për verifikimin e pasurive të trafikantit

13:36, 15/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar sot pamjet e hotelit luksoz të Valdrin Pjetrit në periferi të Tiranës dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon zbatimin e ligjit “Antimafia” për verifikimin e pasurive të këtij trafikanti droge, njesoj siç veproi me rastin e pasurive të Agron Xhafaj.

Në një deklaratë para mediave, Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, tha:

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

 1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk vepron prokuroria?

Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Është ky skenar pse trafikanti i drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.

Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se: a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin.

E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar.

Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më!

Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/08/2019 14:31

A u bindet o shqiptare? A u bindet o BE? A u bindet SHBA? A u bindet OSBE? A u binde znj. Merkel? Se me çfare djalli, me çfare krimineli dhe me çfare diktatori po perballen shqiptaret e gjore ne 2019? A pranohet qe BE dhe SHBA te kene ne tavoline nje monster te tille? A pranohet nje partner antidemokratik dhe uzurpator pushtetesh si ky kriminel? Pse BE dhe SHBA bejne sikur nuk i kuptojne, bejne sikur nuk i shikojne dhe bejne sikur nuk i degjojne klithmat dhe britmat e nje populli te mashtruar, te vjedhur, te shtypur dhe te uritur per liri dhe demokraci??!!! A nuk turperohen qe nje qeveri e tille kaq kriminale dhe kaq destruktive, me mbeshtetjen e tyre, po lulezon ne mes te Evropes?!!!

I deleguari15/08/2019 14:11

Zoti Gjata, me gjithe respektin, por eshte e pa hijrshme qe ndersa ke te dhena dhe fakte per gangstere te klasit nderkombetar, te ndertosh fjali me fjale te tipit...i ka bllokuar ... nuk lejon ... I ben te pa prekshem... etj! Per cdo shqipetar tashme eshte e qarte, se shpenzimet qe eksponentet e krimit kane bere qe Edvin Mafia te vije ne pushtet, e detyrojne ate t’i mbroje ata ne cdo menye dhe kaq!!! Demaskimi dhe diskretitimi qe ju i beni, tashme edhe ju e keni vertetuar, atij i behet shendet! Beni dicka tjeter dicka ndryshe,qe se paku ju vete ta besoni. Per ndryshe kerkesat tuaja jane si : _oj zonja e shpis,a po na leshon nji pordh me na ndryshim ket ere?

Shto koment

Denonco