'Stop lidhjes Shtet-Banda'/ Qytetarët e Shkodrës e dhanë mesazhin: S'i nënshtrohemi krimi, të kthejmë shpresën

'Stop lidhjes Shtet-Banda'/ Qytetarët e Shkodrës e dhanë mesazhin: S'i nënshtrohemi krimi, të kthejmë shpresën

20:51, 14/08/2019

Partia Demokratike në Shkodër organizoi sot një protestë para Prefekturës kundër kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri.

Protesta u zhvillua kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.

Qindra qytetarë ui mblodhën përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, teksa në duar mbanin  pankarta me mbishkrimet "T'i kthejmë rinisë shpresën", "Stop lidhjes Shtet-Banda", "Stop blerjes së votës".

Protesta marrin shkas nga akuzat që PD hedh ndaj kryebashkiakut të ri Valdrin  Pjetrit. Sipas PD kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është dënuar në Itali  në vitin 2003 për trafik droge.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndonjëherë ndalim, arrestim, dënim për trafik narkotikësh apo dëbim nga shteti fqinj.

Po ashtu Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco