Gjykata e liron/ Policia e Durrësit mban peng prej 8 ditësh qytetarin nga Mitrovica

Gjykata e liron/ Policia e Durrësit mban peng prej 8 ditësh qytetarin nga Mitrovica

20:47, 14/08/2019

I ka mbaruar dënimi dhe Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij, por policia vazhdon ta mbajë në burg.

Ky është denoncimi që publikon ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, për narkoshtetin gjykata dhe ligji nuk ekzistojnë.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Mitrovica, i cili është ndaluar nga policia për një kalim të paligjshëm të kufirit në Rumani.

“Prej 8 ditësh mbahet peng në narkokomisariat. E liron gjykata e apelit por narkohorrat me uniformë -e mbajnë peng prej 8 ditësh në komisariat qytetarin. Për narkoshtetin gjykata dhe ligji nuk ekzistojnë!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

pershendetje o doktor jukisha lut mem ndihmu jam florim sadiku nga mitrovica jam ne burgun e duuresit jam i arrestum nga policia e edi ramnes per nje llogari te rumanis te kalim kufirit ilegal kam mbaru denimin me 3 korrik jam mbajt ne burg pa drejtsisht jam liru nga gjykate eapelit mer daten 7 gusht mkan njerr jasht qelis jam tu u mbajt nbe zyret e drejtoris se burgut sikur nje peng pa asni nje vendim vendimin per lirim ka jep gjykata e apelit me daten 7 gusht julutem me ndihmoni mi sjellkni medjat se spokam munci qysh aqs me kon me kontaktu ju lutem me ndihmoni se skam tjeter shpres vetem se tek ty mi sjellni medjat se si me mbajn peng ne zyre qe 8 dite pa la pa sen hiq jam i tmerrruar ju lutem me ndihmoni nje polic me la tete qkruj sepse kam ndalim edhe komunikim me gjdo kend

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco