Protesta në Shkodër/ Spahia për Syri TV: Reagim ndaj kapobandës Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet

Protesta në Shkodër/ Spahia për Syri TV: Reagim ndaj kapobandës Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet

20:01, 14/08/2019

Nga protesta që po zhvillohet në Shkodër, ish deputeti demokrat Bardh Spahia, në një prononcim për Syri TV, është shprehur se qyteti më i madh në veri të vendit nuk i nënshtrohet krimit.

Sipas tij, protesta  e sotme nuk është vetëm ndaj Valdrin Pjetrit, por ndaj kryeministrit Edi Rama që e quan kapobandë.

“Rama kërkon nënshtrimin e  Shkodrës përmes trafikantëve të drogës, kur as baballarët e tij nuk e nënshtruan dot. Përveç një reagim ndaj Valdrin Pjetrit, është reagim ndaj kapobandës, Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet. Protesta është ndaj Ramës si kreu i organizatës kriminale që drejton vendin. Shkodra nuk pajtohet me krimin e organizuar e as me ish komunistët e bijtë e tyre që drejtojnë vendin”, u shpreh Spahia. /Syri.net

Protesta LIVE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco