Dekriminalizimi/ Spahia: Beteja vazhdon deri në pastrimin e të gjithë 'Valdrinave'

Dekriminalizimi/ Spahia: Beteja vazhdon deri në pastrimin e të gjithë 'Valdrinave'

18:26, 14/08/2019

‘Më mirë të vdesësh në këmbë se sa të jetosh në gjunjë”.

Kështu shprehet ish deputeti demokrat për Shkodrën Bardh Spahia.

Sipas tij, duke iu referuar ligjit të dekriminalizimit, Shqipëria sot ka një ligj për të frenuar Edi Ramën dhe kriminelët e tij, i cili do të vazhdojë derisa zyrat e shtetit shqiptar të pastrohen plotësisht.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

"Me mire te vdesesh ne kembe se sa te jetosh ne gjunje"

Qendresa, mospajtimi me te keqen e beteja pa u lodhur, edhe me sakrifica te forta, jane vlerat qe ndajne demokratet.

Valdrin Pjetri ashtu si shume te ngjashem te tij u flaken nga politika pikerisht per shkak te denoncimeve te PD.

Shqiperia sot ka enkas nje ligj per te frenuar Edi Ramen, qe kriminelet i fut nga te mundet si ne pushtet qendror ashtu edhe vendor. Eshte nje beteje qe mban siglen e PD, qe do vazhdoje derisa zyrat e shtetit shqipetar, te dendura me Valdrina, te pastrohen.

Kjo e jona eshte beteje qe nuk erresohet dot nga askush! Jane keto vlera, besimi ne shtetin e se drejtes dhe triumfi i demokracise fryma qe bashkon demokratet e jo emrat e pervecem. Kjo eshte zgjedhja e demokrateve, e testuar shpesh ne Shkodren tone dhe se fundi edhe me rastin e Valdrin Pjetrit.

Nuk eshte rruga me e thjeshte apo me e lehte, por eshte me e qendrueshmja, eshte rruga qe duan demokratet e ndershem dhe me e sigurta. Lum kush e kupton e i jep kuptim dinjitoz jetes e kontributit te vet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/08/2019 08:15

O Bardh! Kjo përpjekje "pastrimi" që keni ndërmarrë nuk mbaron mbaron kurrë. Sa vjet keni që përpiqeni në këtë drejtim, ku është rezultati? E keni harruar parullën e tyre: "një bije e mijëra ngrihen"? Ju jeni duke ndjekur tartabiqet një e nga një ndërsa duhet shkulur foleja, kështu si e keni nisur nuk do bitiset as në shekullin 22.

Shto koment

Denonco