Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ I dënuar në Itali për drogë, ky është hoteli luksoz i Valdrin Pjetrit

FOTO/ I dënuar në Itali për drogë, ky është hoteli luksoz i Valdrin Pjetrit

15:44, 14/08/2019
A+ Aa A-

Valdrin Pjetri, fitues i votimeve mono-partiake për Bashkinë e Shkodrës, i cili mund të humbasë mandatin pa e marrë ende detyrën për shkak të problemeve kriminale në të shkuarën, në Itali, rezulton të jetë bashkëpronar i një hoteli luksoz në Tiranë.

‘Privilege hotel &spa’ është një prej godinave të reja të shërbimit në zonën e Mjull-Bathores, në Farkë.

Zona ku është ndërtuar hoteli është ndër më të preferuarat gjatë viteve të fundit në Tiranë dhe është populluar nga pasanikët e rinj të kryeqytetit.

Hoteli ‘Privilege’ ka përfunduar ndërtimin në vitin 2017 dhe kjo dëshmohet nga fakti që kompania ‘Trigen Investment’ e ka shënuar si adresë kryesore të aktivitetit të saj zonën e Farkës.

Dokumentet e siguruara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit tregojnë se ‘Trigen Investment’ ka tre ortakë; Valdrin Pjetrin, vëllain e tij Dritan Pjetri, si edhe shtetasin Angjelin Gjergji, me nga 33% të aksioneve secili.

Image

Në momentin e krijimit, kompania ‘Trigen’ ka pasur këtë shpërndarje aksionesh: Dritan Pjetri 40%, Angjelin Gjergji, 40% dhe Valdrin Pjetri 20%.

Por, nëpërmjet një marrëveshje për shitje kuotash, në Tetor 2018, Valdrini blen aksione në vlerë 3.9 milionë lekë të reja nga dy ortakët e tjerë, duke u barazuar në përqindje me ta.

Kompania është krijuar në muajin Maj 2015 dhe ka si aktivitet të saj Hoteleri Turizëm, Restorant, bar, shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore (për njerëz).

Import -eksport tregeti me shumice e me pakice, përpunim i mallrave te ndryshme, industriale, ushqimore, elektroshtepiake konsumi, etj.

Image

Fillimisht, kompania ‘Trigen Investment’ ka pasur selinë e saj në rr. e Elbasanit, shumë pranë Ambasadës Amerikane. Por, në vitin 2017, shoqëria ka ndryshuar adresë, duke shënuar ‘Mjull-Bathore/Farkë, pikërisht aty ku gjendet hotel ‘Privilege’.

Hoteli gjendet lehtësisht në ‘booking’, ku shoqërohet me foto të shumta promocionale. Në një vështrim të shpejtë të fotove, duket se investimi i vëllezërve Pjetri dhe Angjelin Gjergjit është i konsiderueshëm./ Boldnews.al

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz14/08/2019 17:26

Po te funksionoje shteti qe na paraqet Edver Taqi Haleja, ket Valdrin ziun e keput ai neni i antimafias. Por njesoj si ne rastet e tjera te ngjashme, horrave te ridhjerjes edveriste nuk do ju hyje asnje gjemb ne kembe.

Shto koment

Denonco