Basha: Mos mendoni se Rama korrigjohet, ai duhet të ikë, krimi e mban në pushtet

Basha: Mos mendoni se Rama korrigjohet, ai duhet të ikë, krimi e mban në pushtet

14:06, 14/08/2019

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i opozitës Lulzim Basha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës.

Basha u shpreh se Rama nuk korrigjohet dhe është njeri naiv dhe i rrezikshëm. 

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Unë e di që problemi kryesor që ndjejnë shqiptarët është ekonomia, varfëria, papunësia, të cilat godasin direkt jetët e shqiptarëve. Shqipëria ka shumë mundësi për të gjithë. Shqipëria ka mundësi të mos ketë papunësi, të mos ketë varfëri, por kjo gjë kërkon që qeveria të punojë për njerëzit, që ekonomia të ofrojë mundësi për të gjithë.

Kjo nuk mund të arrihet me një politikë të kapur nga krimi dhe nga një grusht oligarkësh.

o Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës. Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit.

o Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve

Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni kocnesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramendëse. Janë të gjitha shërbimi dhe favoret që Edi Rama u bën krimit dhe oligarkëve. Ato janë varfërim i shqiptarëve të thjeshtë.

Edi Rama nuk i ka shërbyer kurrë popullit dhe nuk do t’i shërbejë kurrë popullit. Ai është kryeministri i krimit, kryeministri i oligarkëve dhe do jetë i tillë deri në ditën e fundit që do të jetë në pushtet.

Vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin

Ndaj përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët

Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm.

Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë.

Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit. Por rrugë tjetër nuk ka.

Pastrimi i sistemit tonë politik, largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/08/2019 16:07

Oo Luuul! Pushti nuk e gllabëroi kot pushtetin, shtetin, parlamentin, sistemin e "drejtësisë", prokurorinë, KQZ, pushtetin lokal, ushtrinë, policinë, mediat, bisneset, trafiqet, mafjen, të fortët, kriminelët, oligarkët, policinë private paramilitare, të gjithë trupin dhjepllomatik të atashuar në Shqipëri, Thaçin, Vuçiqiun, sulltan Erdoganin ... nuk i kapi për të ikur ore jooo. I kapi për të ndenjur përjetë, madje edhe pas ngordhjes. Po ti o Lul, çfarë ke ti në dorë që ai ti bindet fjalës tënde dhe të ikë? Ke 85% të pipllit (ndoshta) që bërtet sa i shkulet gurrmazi "Rama ik". Batall i madh fort. Ai i ka veshët mbyllur, mbaroi filmi. Edhe kalamonit që nuk merr vesh me llafe i tregohet shpulla. Nxirre pra popllin ta rrëzoni sulltanin e vetshpallur me hu bythve. A shikon se çfarë po bëjnë kinezët në Hong Kong kundër avancimit të diktatit të komunistëve kinezë? Nuk vjen demokracia në Shqipëri pa dhunë, të paktën pë nja treqind vjet jo. Gati gati më shkon mendja tek vazhdimi i asaj marrveshjes, "opozita që duam". Ma mbush mendjen që e kam gabim, po munde, ndryshe nuk të ndjek më.

Shqiptari14/08/2019 14:23

I nderur Basha! Korrigjoje pak deklaraten qe te na japesh me teper drita shprese. Jo, Rama duhet te ike! Por thuaje tamam: Ramen duhet ta shporrim nga pushteti dhe ta fusim ne burg me gjithe mega gangbanden e tij hajdute! E gjithe pasuria e tyre dhe e oligarkeve e cila eshte e paligjshme, korruptive dhe abuzuese do te konfiskohet dhe do t'i kthehet buxhetit te shtetit! Gjobat nga Bechetti dhe nga gjykatat e ndryshme te shkaktuara nga Rama, ministrat dhe drejtoret e drejtoreshat e tij do te paguhen nga vete shkaktaret dhe jo nga populli! Kete na premto ti o z. Basha dhe jo vetem fjale apo deklarata elektorale! Ndryshe edhe ti per 2-3 muaj do te shfryhesh si tullumbace. Por kemi besim se do t'i mbash premtimet qe po na ben! Te gjitha behen po ta duash vertet kete vend dhe kete popull.

Shto koment

Denonco