Jo vetëm Valdrini/ Basha bën listën e kryebashkiakëve të Ramës me rekorde kriminale

Jo vetëm Valdrini/ Basha bën listën e kryebashkiakëve të Ramës me rekorde kriminale

13:37, 14/08/2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka folur për rastin e Valdrin Pjetrit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se rasti Pjetri nuk është i vetëm, por ka edhe të tjerë kandidatë të Edi Ramës që janë me të kaluar kriminale.

Me Valdrinin ata inauguruan hotelin e drogës.

Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër dhe provokoi një konflikt të armatosur si në 2 prill. Atij i duhej atje Valdrini.

Kjo i dështoi dhe tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm nëse e vërteta do të ishte siç thotë Rama.

Rasti i Valdrinit nuk është i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve janë me lidhje kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë i nxjerrë nga lista e zezë e Ambasadës amerikane për trafiqe, u rikthye deputet me Edi Ramën. U kap me dosjen 184. E keni dëgjuar si u bën presion mësuesve në Dibër dhe u kandidua në Lezhë.

Po ashtu Valbona Sako është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj.

Artur Bushi është i dënuar njësoj si Pjetri.

Agim Kajmaku në Vorë, person me dy identitete;

Dionis Imeraj në Dibër, me të shkuar kriminale.

Rakip Suli që duhet të ishte ndjekur penalisht për konflikt interesi kur përfitonte miliona para publike me kontrata.

Me këta Rama po mundohet të na imponojë sot përfaqësuesit e pakicës.

Mercenarët që po mundohen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit, nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për Dakon. Nuk shkruajnë asnjë rresht.

Për Gjiknurin e kapur në tentativë për të pastruar para në SHBA’, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu14/08/2019 14:02

Nuk ka ngel njeri ne ps qe sesht i nkriminuar esht skandaloze

Shto koment

Denonco