Rënia e Valdrinit të Ramës, Voltana Ademi kryebashkiake legjitime e Shkodrës

Rënia e Valdrinit të Ramës, Voltana Ademi kryebashkiake legjitime e Shkodrës

13:14, 14/08/2019

Kandidati i Edi Ramës për kryebashkiak të Shkodrës Valdrin Pjetri ka rënë pasi nuk ka deklaruar dënimin në Itali, për pasoje PS-ja është tërhiqur nga konstituimi i tij.

Por teksa zgjedhjet në Shkodër janë nul debati ka lindur për mandatin e Voltana Ademit.

Ligji për qeverisjen vendore parashikon që mandati zgjatet deri në zëvendësim, por Kodi Zgjedhor bën një tjetër parashikim.

Ligji per mandatin e Voltana Ademit

Teksa Valdrin pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe Partia Socialiste u tërhoq nga konstituimi i tij si kryetar i Bashkisë së Shkodrës kanë lindur polemikat se kryeqendra e veriut mbetet pa drejtues, në një kohë që kryetares aktuale Voltana Ademi i ka përfunduar mandati.

Ekspertët ndahen në dy grupe në ata që mendojnë se e mandati i Ademit ka përfunduar dhe në krahun tjetër që si argument përdorin ligjin për qeverisjen vendore ku specfifikohet se kryebashkiaku qëndron në detyrë deri në betimin e pasardhësit. 

Në nenin 60, të ligjit për qeverisjen vendore, pika 4 parashikohet që ‘Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës’.

Po në bazë të këtij ligji edhe Këshilli Bashkiak mund të vazhdojë së funksionuari deri në konstituimin e Këshillit të ri. Në nenin 53 pika 1 parashikohet që: ‘Këshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës’

Por ndryshe nga ky ligj, Kodi Zgjedhor ka një tjetër sqarim për mandatet e kryetarëve të bashkisë dhe Këshillave Bashkiakë, por pa specifikuar detaje.

Në nenin 10 të Kodit Zgjedhor, pika 2  thuhet se ‘Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’. Por edhe juristët kanë qëndrime të ndryshme sa i përketë përfundimit të mandatit të kryebashkiakëve, pasi Kodi Zgjedhor specifikon përfundimin mandatit por jo ndërprerjen e tij, deri në betimin e pasardhësit. /SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu14/08/2019 13:18

Dhe Zoti sdo qe edi rama ta marri Shkodren

Shto koment

Denonco