Në pritje të arrestimit?! PS anulon Këshillin e ri bashkiak dhe betimin e Valdrin Pjetrit!

Në pritje të arrestimit?! PS anulon Këshillin e ri bashkiak dhe betimin e Valdrin Pjetrit!

12:35, 14/08/2019

Pas publikimeve të bëra ditën e djeshme nga Partia Demokratike të dokumenteve autentike të autoriteteve italiane, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i PS, Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike, si dhe pas pranimit të faktit nga kryeministri, Edi Rama, i cili njoftoi edhe largimin e tij nga PS, sot është vendosur edhe anulimi i konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri.

Faktikisht mandati i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi, përfundon zyrtarisht më datën 20 gusht, por sekretari i Këshillit dhe prefekti i Shkodrës ende nuk kanë caktuar një datë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.

Rama dhe PS këtë skandal të radhës me kandidatin e tyre për kryebashkiak të Shkodrës, duket se po përpiqen që ta kalojnë me “procedurë” duke pritur një përgjigje zyrtare nga prokuroria. Ndërkohë që Pjetri e ka tashmë të humbur postin e kryetarit të Bashkisë, nëse organi i akuzës i shkon deri në fund zbatimit të ligjit, ai rrezikon edhe arrestimin për “falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe deklarim të rremë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco