Vasili i kthehet ambasadorit: Ne të mbajmë 'perlën' e të na mbyllin derën e BE?! S'besoj se paguheni për këtë

Vasili i kthehet ambasadorit: Ne të mbajmë 'perlën' e të na mbyllin derën e BE?! S'besoj se paguheni për këtë

11:31, 14/08/2019

Nga Petrit Vasili.

Reforma në drejtësi u kap, u zhbë dhe degradoi, ndaj emrin e ka Dështim dhe jo, Perlë. Ambasadori Soreca thotë për Euronews: "Reforma në Drejtësi është ndoshta “perla e Shqipërisë”, jashtë rajonit apo në botë."

Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim, që s'ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për t’u kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit.

Nuk është perlë, drejtësia që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës.

Nuk është perlë, Prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës.

Nuk është perlë, drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet, falsifikatorë, evazorë dhe spiunë të Sigurimit.

Nuk është perlë, drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ, që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet.

Nuk është perlë, drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek Unaza e Re, Teatri, koncesionet etj etj, por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga, korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e le Shqipërinë jashtë BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca, shihe me kurajo dhe në sy dështimin e Drejtësisë, ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo.

Po ta shohësh kështu si shqiptarët, edhe reformën mund ta kthejmë te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europës mund t’i afrohemi sado pak.

Ndryshe, i dashur ambasador, na bie që ne të mbajmë “perlën” dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/08/2019 12:36

Miush Soreca, per te shpetuar byçën e vet prej legeni italian, per te justifikuar rrogen e marre kot per punera te pabera dhe per t'i shpetuar kritikave te ashpra qe do te marre nga BE ne shtator per miliona eurot e taksapaguesve evropiane te ikura per lesh e presh, kete DESHTIM spektakolar te sistemit te drejtesise ne Shqiperi, kerkon ta shese per perle. Po vertete kjo eshte nje "Perle", por eshte "perla" me e shemtuar e gatuar nga BE, OSBE dhe ambasada e sorosiane e SHBA ne bashkepunim me gangbanden e krimit te organizuar ne Tirane te udhehequr dhe dirigjuar nga vete kapobanda Edvin Rama, dora vete! Kjo mender REFORME eshte turpi me i madh per drejtesine evropiane dhe amerikane. Pse keshtu eshte sistemi i drejtesise ne BE dhe SHBA? Me motra, vellezer, kunata, kuneter, niper, mbesa, miq, shokë, dashnorë e dashnore te qeveritareve dhe deputeteve te inkriminuar te Rilundjes? A ka shqiptar qe nuk e di kete? Po ne ketu nje grusht njerezish jemi dhe i dime me detaje se cfare ha secili per mengjes, per dreke e per darke! Ne dime te gjithe edhe se çfare ngjyre brekesh veshin secili dhe nuk eshte nevoja te na e tregojne BE, OSBE dhe SHBA se cilet jane reformatoret tane te kesaj PERLE kaq te shemtuar! FUCK YOU SORECA!

Shto koment

Denonco