Gazetarja e njohur zbërthen përpëlitjen e Ramës në Twitter, për të larë duart nga kriminelët e tij

Gazetarja e njohur zbërthen përpëlitjen e Ramës në Twitter, për të larë duart nga kriminelët e tij

08:47, 14/08/2019

Gazetarja e njohur Edlira Gjoni, ka analizuar në një shënimi në FB, tre postime “breshëri” në Twitter të kryeministrit nëpërmjet të cilave hedh poshtë Valdrin Pjetrin dhe përpiqet të lajë duar e veta si “Ponc Pilati”. Nëpërmjet një vëzhgimi të hollë leksikor dhe stilistik në gjuhën e përdorur nga Rama me këtë rast, Gjoni, zbulon përpjekjen e kryeminstrit dhe kryetarit të PS për të shmangur përgjegjësinë e tij dhe të forcës politike që drejton, për afrimin dhe kandidimin e elementëve kriminalë në poste politike dhe zyrtare.

Postimi i plotë i gazetares Edlira Gjoni 

Brenda botës së ashpër të 420 karaktereve në Tëitter! Dominim leksikor, portretizim, strategji pohuese, kategorizim, theksim grupesh, mbipërdorim të mënyrës urdhërore, metoda distancimi, leksik i rënduar. A fast discourse analysis of a Prime Minister on fire!

O bëj kurban Twitterin, o shqipen!

Ti ke zgjedhur të bësh kurban gjuhën. Por ka qenë e thjeshtë ta thuash idenë brenda 140 karaktereve edhe pa e ngrënë hapësirën e domosdoshme pas çdo shenje pikësimi në të tre postimet.

Po çfarë lexohet qartë në tonin, fjalët, tekstin plot mllef përdorur sot nga kryeministri në një tekst të ndarë në tre pjesë fare të shkurtra, por shumë domethënëse?

Ja një vëzhgim i shpejtë përmbajtësor në ligjëratën tradhëtuese:

- Dominimi leksikor
Nga 420 karakteret që Tëitter lejon në tre mesazhet, 58 karaktere i ka marrë fjala "individual/e". Ky është termi dominant në tekst! Pra 15% e mesazhit është shpenzuar për të vënë theksin me çdo kusht tek ideja se fajtori është "ai", individi. Toni i servirur me këtë rast është që konsumatori i tekstit ta kanalizojë mendimin tek distancimi i menjëhershëm e tek mohimi i lidhjes mes tij dhe PS. Përsëritja e panevojshme sugjeron se kurrësesi nuk duhet ngatërruar ai, as Tahiri, as Roshi, as Dako, as Duka, asnjë i njollosur me Partinë Socialiste (edhe pse prej ferrës së saj dalin).

-Përzgjedhja / portretizimi) pasqyrues
"Luftë, armë, kosto, dyshime, asnjë shans, as, as, të padenjë"...44 karaktere shpenzuar për fjalë te rënda, mllef, gjuhë me tone të ashpra emocionale. Leksiku i pasur në kaq pak karaktere tregon përgjithësisht gjendjen e tekst-shkruesit, jo qëndrimin e tij. Këtu peshën e merr pasqyrimi i shprehisë emocionale dhe jo logjika apolitike.

- Përdorimi i strategjisë pohuese
Në 42% të tekstit i shërbehet vetëm asaj me formulime si: "S'kam ndër mend të toleroj askënd; nuk mjafton; as vëllanë tim; ta fusin mirë në kokë; askujt, nuk lejoj; rrugë të ndara". Pra 100 karaktere për të rrënjosur e dhënë mesazhin e ndarë në dy tematika kryesore: Nuk është faji im (pra zbritet nga partia tek individi), dhe "Unë jam mbi ju". Në asnjërën prej përdorimeve të këtij elementi të ligjëratës nuk i është referuar vetës së tretë, por gjithmonë të parës "Nuk toleroj, nuk lejoj, nuk pranoj", në vend që të përdoreshin format asnjëanëse e veta e tretë njëjës që do i jepnte fuqi ligjit e jo individit: "Nuk tolerohet, nuk lejohet, nuk pranohet".

- Kategorizimi dhe theksimi i grupeve
"Ne" kundër "atyre"! Eshtë përdorur në të njëjtën fjali bashkërenditja "PS - ligj - besnikëri- popull". Kjo është bashkësia prej 25 karakteresh "ne" që vendoset përballë 395 karaktereve që logjika ligjëuese i sjell si "kundër". Pra nënkupto "Luftë e madhe e partisë për të mbrojtur popullin nga keqbërësit". Këtë gjuhë Rama e përdor rregullisht për të sulmuar PD-në dhe mbështetësit e saj, me etiketime e bashkërenditje që nënkuptojnë inferioritet e ndarje, kurse në këtë rast, i njëjti ton i ashpër është përdorur për të drejtuar lexuesin tek "tjetri" edhe brenda llojit, simbol i zakonshëm fajësimi ky në ligjëratën politike.

- Përdorimi i përsëritur i mënyrës urdhërore
"S'kam ndër mend; s'marr përsipër; nuk mjafton; s'ka shans". Përdorimi i mënyrës urdhërore në formën saj mohuese shihet prerë si shfaqje pushteti e mungese kontrolli në studimin e ligjëratës. Parë si pjesa delikate që lejon kapërcimin nga sintaksa në ligjëratë, format e shtjelluara të urdhërores janë shenja e parë e tradhëtisë për të pathënat e tekst-shkruesit.

- Metoda e distancimit
"I edukuar, i zoti, i respektuar...Por jo për PS-në". Në analizën e ligjërimit njihet mirë mënyra e distanicimit, ku tekst-shkruesi rendit disa cilësi pozitive si fillim, për ta mbyllur me qëllim fjalinë ashtu siç e ka qëllimin: të largojë të etiketuarin nga zona e tij e influencës.

Mund të vazhdonim edhe me tej me përgjithësimet, metaforat, mungesat në tekst, portretizimin, pozicionimin e marrëdhënieve përmes vendosjes së fjalëve, leksikun e rënduar, përshkrimet dhe kategorizimet e përdorura në vetëm 420 karaktere Tëitteri. Por mjaftojnë kaq për të kuptuar seriozitetin e një situate që nuk ka hapësirë të parespektuar teksti që ta mbulojë, ta justifikojë apo ta fshehë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/08/2019 09:09

Ky pretendon se është nxënësi i Nolit, ky i pashkollë, i pa kulturë, gjysmë/gjasme intelektual. I vetmi mësim që ka marrë nga Noli i madh janë këto dy vargje të tij: "Përkëdhel' u kurrizin dhe do t'të besojnë, Vraji, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnë".

Shto koment

Denonco