Valdrin Pjetri i thotë burgut hapu/ Ja mashtrimet e tij në formularin e vetëdeklarimit

Valdrin Pjetri i thotë burgut hapu/ Ja mashtrimet e tij në formularin e vetëdeklarimit

23:13, 13/08/2019

Kandidati i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Dokumentet e publikuara nga PD u konfirmuan edhe nga Zëri i Amerikës.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Por, po të shihni formularin e vetëdeklarimit, që Pjetri ka dorëzuar në KQZ, para votimeve të 30 qershhorit, ai mohon të ketë qenë i dënuar në Itali, duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve me “Jo”, raporton Syri.net.

Përveçse nuk mund të jetë kryebashkiak i Shkodrës, Valdrin Pjetri rrezikon edhe burgun për akuzat e “Falsifikim i dokumentave zyratre dhe “Deklarim i rremë”. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco