Uzurpimi i bashkisë së Mallakastrës/ Kapllanaj: Rikthehem sërish në krye të detyrës

Uzurpimi i bashkisë së Mallakastrës/ Kapllanaj: Rikthehem sërish në krye të detyrës

22:37, 13/08/2019

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllajan ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë katër viteve. Me rastin e konstituimit të kryebashkiakut të PS, Qerim Ismailaj.

Kapllanaj shkruan në një postim në Facebook, se projekti i tij u “ndërpre brutalisht sot, nga një shpurë kriminelësh në pushtet, të cilët veçse për hallet dhe problemet e qytetarëve nuk mendojnë”.

Reagimi i plotë:

Sot behen 4 vjet ne krye te Bashkise se Mallkastres. Nje projekt qe filloi ne 2015 me mbeshtetjen e mallakastrioteve ne nje lufte me bandat e krimit, policine e droges dhe pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames. Ne keto 4 vjet, pata nderin dhe privilegjin e mbi te gjitha detyrimin, ti sherbej mallakstrioteve, qyetareve te kesaj krahine me histori dhe emer, shtepise se madhe qe quhet Mallakaster!

Faleminderit te gjitheve qe ne 2015 me dhate mbeshtetjen dhe ne 4 vjet m’u bete krahe qe te dilja faqebardhe para jush. Cdo sekonde e cdo minute e punes sime dhe stafit te mrekullueshem te Bashkise ka qene nje perkushtim i imi me synimin t’ua shperblej mbeshtetjen dhe vleresimin! Kam qene, jam dhe do t’ju mbetem borxh perjete! Ju meritoni shume me teper! Ju, historia e ketij vendi dhe Zoti lart do na gjykojne per ate cfare mundem te bejme se bashku, me gjithe pengesat, shperfilljen,diskreditimin dhe neperkembjen qe kryeministri hajdut e zuzar i beri Mallakstres!

Ky projekt yni, dhe i gjithe Mallakastres, nderpritet brutalisht sot, nga nje shpure kriminelesh ne pushtet, te cilet vecse per hallet dhe problemet e qytetareve nuk mendojne. Mendojne per pushtetin, per viedhjen, per kthimin e Mallakstres dhe Shqiperise ne nje sheshbeteje te konfliktit civil, ne nje placke lufte ku armiku qe duhet shperfillur, dhunuar, mashtruar, vjedhur e debuar eshte qytetari mallakstriot!

Nuk lejova dhe as do lejoja kurresesi qe mallakastrioteve te mi, t’ju ndodhte kjo gje edhe pse kryeministri i pashpirt e kishte ngritur kete plan. Nuk do lejoja edhe pse do te kishte koston e moskandidimit tim ne ate proces farse qe vetem zgjedhje nuk ishin. Miqte e mi! Ky projekt, i ketij regjimi antishqiptar, jeten te shkurter do ta kete! Bashkimi i gjithe mallkatrioteve dhe shqiptareve sot me shume se kurre do ti japin fund ketij makthi qe Shqiperia nuk e meritonte qe prej 6 vjetesh!

Miqte e mi! E sotmja nuk eshte fundi i projektit tone! Eshte vetem nje moment reflektimi pas te cilit shume shpejt te rifillojme! Te mos leme fatin tone, familjeve tona, vendit tone ne duart dhe shijen e vrazhdesise se krimit dhe terrorit ndaj demokracise. Askush tjeter vec nesh nuk e ka ne dore. Te bashkuar, qendrestare, me dashurine dhe mirenjohje per njeri-tjetrin dhe vendin tone, Mallakastren dhe gjithe Shqiperine, te kthejme shpresen, lirine dhe demokracine!

Me shume respekt per gjithesecilin prej jush

Agron Kapllanaj

PS: …nderkohe qe barbaret e Rilindjes, aktin e pare te uzurpimit te Bashkise, shkaterruan dyert, punet e filluara nga une e qe do cohen ne fund jane “Ndertimi shetitores nga varrezat e qytetit deri ne hyrje te tij”, “Ndertimi tre urave te fshatit Metoh” qe do ti japin fund vuajtjeve te banoreve etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco