Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Rasti 'Pjetri'/ Reagon sërish Rama: Për të shpëtuar veten, dorëzoj edhe Lindën

Rasti 'Pjetri'/ Reagon sërish Rama: Për të shpëtuar veten, dorëzoj edhe Lindën

22:23, 13/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike publikoi sot dokumenta të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në Twitter duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme, të cilat ironizojnë kryeministrin.

"Për të shpëtuar veten, dorëzoj edhe Lindën", citon Genc Sejko Ramën në një prej memeve të tij.../Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz14/08/2019 00:29

    Ja keni fut kot plako, po kot fare, Linda osht gjoja mo pa vler per Edver Taqi Bajgen!

    tl13/08/2019 23:43

    Ai me kollaj dorrzon linden se funksionaret e inkriminuar

    Shto koment

    Denonco