'Kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë'

'Kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë'

21:16, 13/08/2019

Profesori i Universitetit të Kolumbias në SHBA, David Phillips në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, teksa foli për ngritjen e memorialit turk në Parkun e Liqenit në Tiranë, është shprehur se, kryeministri Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar, para atyre personale.

Sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur, por shfaqi si problem se kur Rama shkon në dasmën e vajzës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Ramës.

"Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi.

Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet", është shprehur ndër të tjera Philipps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz14/08/2019 00:38

Te drejte keni zoteri i nderuar kur thoni se parlamenti duhet te hetoje investimet turke ne Shqiperi, por per cilin parlament po flisni?! Per parlamentin monist te Edver Taqi Kurves?!

Shto koment

Denonco