DOKUMENTI/ Pse nuk vendoset memoriali për ushtarët amerikanë në Tiranën e Veliajt?

DOKUMENTI/ Pse nuk vendoset memoriali për ushtarët amerikanë në Tiranën e Veliajt?

20:25, 13/08/2019

Vijojnë kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për ngritjen e memorialit për viktimat turke në Parkun e Liqenit Artificial.

Shumica e shqiptarëve është e mendimit se, memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij.

Por justifikimi i Veliajt dhe Ramës se, në Tiranë ka vend për të gjithë, duket se nuk është i sinqertë.

Së fundmi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument, i cili mban datën 22 maj 2013, ku kryeministri në detyrë i asaj kohe Sali Berisha urdhëron ngritjen e një memoriali në Tiranë për ushtarët amerikanë të rënë në luftë brenda Republikës së Shqipërisë, raporton Syri.net.

Por sot, kur jemi diçka më shumë se 6 vjet nga ky vendim, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë mundimin të bëjë qoftë edhe një përpjekje të vogël, pavarësisht se VKM në fjalë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

"Po kĂ«tĂ« memorialin pse nuk e kanĂ« ngritur? Se Tirana jonĂ« kishte vend pĂ«r tĂ« gjithĂ«...”, pyet Malltezi nĂ« postimin e tij. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco