‘Memoriali për puçin në Turqi nuk i përket interesave të shqiptarëve, por të Ramës dhe Veliaj’

‘Memoriali për puçin në Turqi nuk i përket interesave të shqiptarëve, por të Ramës dhe Veliaj’

20:20, 13/08/2019

Nga protesta e banorëve të ‘Astirit’ të cilët refuzojnë prej 10 muajsh vijimin e projektit korruptiv të ‘Unazës së Re’, ish deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur edhe për ndërtimin e memorialit në nderim të të rënëve në grushtin e shtetit që u organizua në Turqi tre vite më parë; memorial që është vendosur në Parkun e Liqenit, në Tiranë.

“Sot është zhdukur, sot ka ikur në drejtim të paditur pasi sot iu përplas në fytyrë ajo që nuk i përket popullit shqiptar. Ai monument nuk i përket askujt tjetër dhe interesat e qytetarëve shqiptarë dhe atë që përfaqëson Shqipëria në rajon përveçse me interesin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kush i ka paguar paratë për atë monument? Ka monumente sa të duash për të bërë në Shqipëri, sepse është vend i mbushur me heronjë që kanë dhënë jetën për liri dhe demokraci. Dhe sot është i njëjti popull që po ngre heronjë të cilët janë ngritur kundër një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Balliu.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco