Rama e shet Valdrin Pjetrin

Rama e shet Valdrin Pjetrin

15:49, 13/08/2019
A+ Aa A-

Pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet për arrestimin, dënimin dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit, edhe Edi Rama ka vendosur që ti japë duart.

Me një reagim në Twitter, Rama e ka përjashtuar Pjetrin nga PS-ja, duke u shprehur se deri sa e vërteta të dalë në shesh, rrugët janë të ndara.

Reagimi i Edi Ramës të kujton reagimet e mëparshme të tij, për çdo të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e kur këto akuza dilnin me krime, Rama shprehej i habitur si e kishin gënjyer.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

‘Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz13/08/2019 17:36

Po ti kokrra legenit ke ndonje pergjegjesi qe e kandidove drogaxhiun Valdrin, apo ti megjithse i promovon gjith horrat dhe llumrat e Shqiperise, ne fund kur ja u nxjerrin te palarat, na hiqesh si burr i mir! Ti Edver Taqi Haleje je kryellumi qe promovon ne poste kyçe te qeverisjes gjith bajgat e ketij vendi, ku jan e ku sjane.

krasasi tp13/08/2019 17:16

Kur ishte Kryeregjistrues ne ZQRPP Tirane,Z.Valdrin Pjetri te pakten ne rastin tim,vertet nuk u pergjigj brenda afateve ligjore, por te pakten as me genjeu dhe as futi te tjere per t'me genjyer ne vend te tij, siç ben te tjere qe erdhen pas tij, qe nxjerin si suflere nje grusht te korruptuaresh dhe genjeshtaresh qe mbajne rreth vetes.Nese Z.Pjetri e ka fshehur denimin ne Itali,Kryeministri duhet ta shkarkoj dhe te behen zgjedhje te reja per bashkine e shkodres.Nese e ka ber deklarimin dhe nuk e ka fshehur, aq me shume qe ka pranuar para organeve policore dhe gjyqesore fajin, kjo mesa duket eshte arsya qe nuk ka ber burg. Nese eshte i arsimuar,nuk ka shkelur me ligjin dhe nuk posedon pasuri te paligjshme,gezon Ai dhe familja e tij nje emer te mire,nuk ka pse te jete i penalizuar per gjithe jeten.

Shqiptari13/08/2019 16:34

Posi, posiiiiii! Ti nuk ke ndermend "të tolerosh" askend, kur ti kapin dhe ti zbulon PD-ja te gjithe kriminelet!!! Po ti vete, a ndjen ndonje pergjegjesi per keta kriminele qe u imponon me zor socialisteve te ndershem, qe deri para se t'i zbuloje PD-ja, i ngre ne qiell, i vesh me pushtet, i ben engjej??!!! Si ka mundesi qe te gjithe keta "engjejt" e tu, pa shkolle, pa arsim dhe pa pike turpi te kane dale "pa daahje" djaj dhe te padenje per PS (per Rilindjen në fakt, sepse PS ka 14 vjet qe ka vdekur)!!!!

Shqiptari13/08/2019 16:27

Pas Lali Plehut, ky eshte shqiptari i dyte, me i peshtire ne historine mijera-vjeçare te ekzistences se kombit shqiptar! Pastaj vijne Tualet Balla, Elisa Mamicapali, Damian Guruja e me radhe e gjithe gangbanda rilindase! O Zot! Mezi po pres ti shoh prapa hekuarve se si do te perdridhen!

t13/08/2019 16:15

Po pergjegjesine kush e ka kur propozohet per k/bashkiak dikush dhe nuk merret info e plote per kandidatin.Po ai qe e propozon nuk mban pergjegjesi kur kandidati del i Inkriminuar?Sa te tille kane dale dhe ky faqezi thote nuk eshte pergjegjesia ime,por individuale.Dhe ka akoma fytyre te flase e te rrije akoma km.

Ali Pashe Tepelena 13/08/2019 16:13

Sa kam qeshur me këto që shkruan kapua dhe kryehorri i Shqipërisë. Ky qe ka mbushur parlamentin, qeverinë dhe administratën publike me hajdutë e kriminelë.

Ani13/08/2019 16:11

Pse mete tjeret cfare do baje per te shpetuar fundshpinen e vet dhe pastaj pse poju duket cudi kjo gje e shiti thate jo nuk e shiti poe beri kok turku ngaqe e kuptuan dhe i nxorren fakte jose nuk e dinte se kush ishte ky peshk cironke

Shto koment

Denonco