‘Ne, parti e drogës jemi’-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

‘Ne, parti e drogës jemi’-Iriqi bisedon me Taulant Ballën

15:15, 13/08/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Sot të merrej fryma në konferencën e shtypit. Pse?

Balla: - Se isha në Greqi me pushime kur një sms nga Fuga më thosh se duhej të isha në Tiranë. Me se të vij, e pyeta. Me pçst, më tha.

Iriqi: - Me pçst?

Balla: - Po,është një lloj charteri që për një orë të sjell para mikrofonit. U fishkëlleva pilotëve të mijë dhe...

Iriqi: - Pilotëve të tu?

Balla: - Nuk kam parë Iriq më të çuditur se ty. Ne kemi dhe nëndetëse ti akoma... E kështu më sollën çunat në Tiranë. Do flasësh për Valdin Pjetrin e Shkodrës, më thanë. Ç’ka bërë ky, pyeta. Ka qenë i dënuar për drogë, mësova. Aty nuk e mbajta dot gazin. Po ne e dinim që ishte i dënuar. Ky na duhej se ndryshe në Shkodër as si roje bashkie nuk fitonim. Ne parti e drogës jemi, e dinë të gjithë. Pa hashashin ne tani do ishim tretur, njësoj si PASOKU. Por trefletshi na mbajti në jetë.

Iriqi: - E dënon ligji i kriminalizimit, ai nuk do jetë më kryetar.

Balla: - Problem i madh. E bëjmë deputet pas ca muajsh.

Iriqi: - Pra ka zgjedhje së shpejti?

Balla: - Ka, por ne duam Ramën kryeministër. Se askush më mirë se ai nuk i komandon hajdutët. Thotë që është nxënës i Konicës, në fakt është nxënës i Al Kapones. Ua di gjithë grabitjet, me një shikim i ulen në gjunjë.

Iriqi: - Pra në Shkodër do bëhen prapë zgjedhjet?

Balla: - Sigurisht, ne jemi për shtet ligjor. Më 13 tetor Meta ka dekretuar votimet lokale. Futemi dhe i humbasim.

Iriqi: - I humbisni?

Balla: - Po, se duam të themi që për ne ka më shumë rëndësi procesi i rregullt i zgjedhjeve se sa rezultati.

Iriqi: - Po KQZ njeh datën 30 qershor?

Balla: - Do krijojmë KQZ të re. Ata që ishin do ikin, i zuri korrenti. Shkelën dekretin e presidentit. Do dënohen nja 15 vjet burg. Është faj i rëndë.

Iriqi: - Edhe Denari?

Balla: - Ai e ka më të lehtë. Se nuk pi as cigare. Do e rrethojmë me shokë të mirë nga hipotekat, doganat dhe tatimet. Do bëjmë shtet. Vërtet shtet droge, por kush shkel ligjin do e hajë.

Iriqi: - Kur?

Balla: - Së shpejti, ndoshta mbas nja dhjetë vjetësh. Sa të ngremë gjykatat e mjerë të korruptuarit.

Iriqi: - Po nisesh sot për Greqi?

Balla: - Nesër nga mbasdite. Se na ka kapur Luli dhe nja tre kryetarë të rinj të bashkive me trafik femrash e shitje kokaine. Janë pesha të rënda, do i mbrojmë se na kanë dhënë shumë qumësht. Paraja e ngre ligjin me këmbë përpjetë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco