Arrestuan 29 persona, po s’u shkulën asnjë rrënjë kanabisi: Marrëveshje e Lleshit me Policinë e Krujës

Arrestuan 29 persona, po s’u shkulën asnjë rrënjë kanabisi: Marrëveshje e Lleshit me Policinë e Krujës

13:16, 13/08/2019

Një grua nga Malësitë e Krujës ka denoncuar deri në detaje sesa farsë janë të ashtuquajturit operacione kundër kanabisit në zonë. Në mesazhin e saj denoncues dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, gruaja në fjalë tregon për bujën e arrestimeve, ndërkohë që në realitet asnjë rrënjë kanabisi nuk iu prek personave gjoja të arrestuar dhe se ata vazhdojnë të shumëfishojnë pasuritë e tyre nga droga.

Berisha shkruan në Fb: “Denoncohet operacioni farsë antikanabis i Edvin Drogës dhe gjeneral Hashashit! Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. Ajo tregon se 29 personave që u arrestuan, arat e kanabisit nuk iu prekën dhe se ata të gjithë sot janë të lirë dhe po spërkasin dhe vadisin arat e tyre të kanabisit! Kësaj i thonë luftë e narkoshtetit kundër drogës?!”

Përshëndetje Doktor, z. Berisha.

Jam një zonjë nga Malësia e Krujës. Banoj në qarkun e Durrësit. Bujë e madhe që tronditi Malësinë e Krujës dhe gjithë Shqipërinë, që u arrestuan 29 persona, por çfarë ndodhi?

Kjo ishte një marrëveshje e ministrit Lleshi me Policinë e Krujës bashkë me kultivuesit e hashashit të Malësisë së Krujës.

U bënë 29 arrestime për kultivim hashashi, por asnjë rrënjë nuk u shkul.

29 personat u lanë në arrest në burg, por çfarë ndodhi për dy javë? Që të gjithë këta persona u liruan dhe sot janë duke vaditur dhe janë në fazën e spërkatjes për krimba në Mafsheq.

Duke filluar te Ura e Vajes e deri në Qafën e Bashës, në të dy krahët e përroit, janë parcelat pa prekur, te arrat e Selukëss dhe poshtë shtëpiave të Bashëve dhe poshtë shtëpive të Koçëve dhe të Dylmustëve dhe vazhdojnë parcelat te Guri i Zi; vazhdojnë në kukrra në kurthit në Gjatush, në Leçe, te përroi i Linës në Fasat.

Këta persona që e kultivojnë nga kaq vite janë pa shkollë, pa zanat por sot janë me vila në Fushë Krujë dhe Tiranë, me Audi X pesa dhe apartamente në Tiranë. Ky është Lleshi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 13/08/2019 13:27

Po ye shkulesh te mjellat eshte gjynah...i kan mjell, vaditur, rritur, dhe tani ti shkosh deme, eshte gjynah, mire ka bere policija, bile ti ndimojme me aksione qe ti korrin te mbjellat ne kohen e duhur se mos na i demton vapa.....

Shto koment

Denonco