Memoriali si anomali në marrëdhëniet midis shteteve

Memoriali si anomali në marrëdhëniet midis shteteve

12:11, 13/08/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Memoriali i ndërtuar për nder të viktimave të një konflikti të brendshëm politik në Turqi disa vite më parë, e ka bërë shtetin shqiptar palë dhe pjesë pikëpamjeve të shumicës qeverisëse në atë vend.

Ndërtimi i memorialit u bë në kohë vere, në një kohë të shpejtë dhe aspak i marrë vesh me çfarë akti nga bashkia që bën lajme edhe për bojën e kopshteve.

Problemi nuk është vetëm një pllakë, por i shkeljes së një rregulli në marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve nuk zhvillohen nisur nga çështjet e brendshme të secilit shtet, aq më tepër nga konfliktet. 

Shteti shqiptar i cili nuk është palë në konflikt është trajtuar si pjesë e pushtetit të shtetit tjetër. Shteti shqiptar zhvillon marrëdhënie miqësore me shtetin turk, me pozitën dhe opozitën e tij, por në asnjë rast ai nuk është palë me to, sepse parësore janë marrëdhëniet shtetërore dhe jo ato partiake të veçanta.

Brenda një kohe të shkurtër vendosja e kësaj pllakate nuk ka fituar simpatinë e imagjinuar, përkundrazi po shihet një urrejtje (ndaj Erdoganit jo e paktë) që tashmë do ketë një vend ku të zbrazet. Kishte apo jo grusht shteti në Turqi, janë të përmendurit heronj apo tradhtarë, kjo nuk është çështje për shtetin shqiptar, por vetëm e shtetit turk.

Mund të ndodhë që pas perëndimit të yllit Erdogan të vijnë në pushtet kundërshtarët e tij, të cilët normalisht nuk do pranojnë marrëdhënie me shtetin shqiptar për aq kohë sa nuk hiqen emrat e pllakatit dhe të vendosen emra që dikur quheshin “tradhtarë”.

E imagjinoni një situatë të tillë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco