VIDEO/ Zjarri shkrumbon autobusin në 'Rrugën e Kombit', zero gadishmëri apo shërbim zjarrfikësish

VIDEO/ Zjarri shkrumbon autobusin në 'Rrugën e Kombit', zero gadishmëri apo shërbim zjarrfikësish

20:49, 12/08/2019
A+ Aa A-

Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur afër Repsit, ndërsa nga flakët e mëdha mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili denoncon mungesën e shërbimit zjarrfikës në këtë aks, që gjatë sezonit të verës është i tejpopulluar.

“Merr flakë autobusi në Rrugën e Kombit, zero gadishmëri apo shërbim zjarrëfikësish”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Nga të dhënat, raportohet se zjarri nuk ka lënë persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë mundur të zbresin me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco