Memoriali turk, Zëri i Amerikës sulmon Veliajn: Kryebashkiaku nuk jep shpjegime

Memoriali turk, Zëri i Amerikës sulmon Veliajn: Kryebashkiaku nuk jep shpjegime

10:20, 12/08/2019 Nga VOA

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar Erion Veliaj evitoi të dielën të japë shpjegime të drejtpërdrejta për vendosjen në Parkun e Liqenit në Tiranë, të një memoriali kushtuar viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Zoti Veliaj i tha gazetarëve se “në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet”, por pa treguar nëse mund të hiqej një paralele mes pikave të tjera, të cilave ai referohej dhe një ngjarjeje të lidhur ngushtësisht me një vend të huaj e për më tepër me zhvillimet e brendshme politike atje.

Zoti Veliaj e kufizoi reagimin e tij ndaj kritikave që ka ngjallur një ngjarje e tillë, te respekti që duhet treguar për të vdekurit, duke ju shmangur thelbit të debatit. “ Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”.

Sipas kryebashkiakut, fakti që atë që kanë ngritur zërin për çështjen e Memorialit, nuk kanë shprehur, sipas tij, shqetësim që zona ku është vendosur ka qenë më parë e mbuluar nga shkurret, nuk u jep atyre të drejtë sipas tij të shprehen. “Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor”, u tha zoti Veliaj gazetarëve.

Ceremonia e vendosjes së Memorialit me emrat e 251 personave që humbën jetën tre vjet më parë në Turqi, u zhvillua në 15 korrik, e organizuar nga ambasada turke në Tiranë, e cila njoftoi se “me sukses dhe me krenari inaguruam “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Kryebashkiaku Veliaj nuk shpjegoi se i kujt ishte vendimi për ngritjen e Memorialit, dhe cilat ishin motivet e një vendimi të tillë. E po ashtu edhe nëse ka patur ndonjë akt të Bashkisë për emërtimin e rrugës apo parkut, gjë e cila është kompetencë e saj dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘’Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Fillimisht Bashkia e Tiranës, u duk se kërkonte t’i rrinte larg kësaj ngjarjeje. Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në ceremoninë e 15 korrikut. Në fakt asnjë përfaqësues i saj nuk mori pjesë. Ndërkohë që Bashkia u përfaqësua në nivel të lartë, me zëvendësin e zoti Veliaj, nënkryetarin Arbjon Mazniku.

Tre ditë pas ceremonisë në Tiranë kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta ,me kreun e Shtetit turk, i cili ka fajësuar klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO, për grushtin e dështuar të Shtetit

Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte dikutuar me homologun e tij shqiptar Sandër LLeshaj por dhe me kryeministrin Edi Rama për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n. Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim," tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga “qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/08/2019 16:31

Të vdekurit varrosen nëpër varrezat e vëndeve ku kanë jetuar ose vdekur. "Tirana është zemërmadhe" thua ti o tiranàs nga ura e vajgurit. Ndërkohë që ti e shqyen Tiranën dhe flet në emër të popullit tirons, populli i Tiranës ishte duke fjet. Ti që një pemë në Tiranë e mbjell 125 herë përpara kamerave, u fshehe si skuth, si miu i haleve (i ngjan çuditërisht edhe nga turini), ure squkë. Po kur i plasi era e mutit që lëshove mçeftas, dole me atë belbëzim të mjerë për zemërgjerësinë e Tiranës. Po memorialin e Ardit Gjoklaj, adolesentit të mitur, të vrarë tek biznesi jot i plehrave ku e ke ngritur? Po Rrugën Ardit Gjoklaj ku e ke emëruar ti o kryekari zemërmadh i Tiranës zemërmadhe? Ti nuk je Tirana, je thjesht pushti pushtues i saj i paligjshëm, je thjesht një halé që duhet pastruar sa më urgjent. Për interesat tua personale ti shet interesat e Tiranës e të Shqipërisë tek një shtet i huaj, ish pushtuesi 500 vjeçar. Herojtë e kombit Gjergj Kastrioti, e Ismail Qemali nuk mundet të rrijnë pranë një memoriali varrezë turke pa asnjë lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë. Nuk është e vërtetë që Tirana paska vend për të vdekurit e gjithë Globit, mjafton të vizitosh varrezat e Tiranës, ku varret dhe memorialet kanë kërcyer mbi njeri tjetrin, e kupton që pëllitja jote e rradhës është gënjeshtër e poshtër, e denjë vetëm për karakerin tënd të larvës. Ne jemi Shqipëri, nuk jemi Turqi, sikurse ulëriti gazetarja trime e Kosovës mbas deklaratës famëkeqe të Erdoganit. Juve mbani edhe portretin e Ismail Qemalit nëpër zyra, mbani edhe Monumentin e Skënderbeut në shesh. Madje keni shpallur me fuqinë e gërrmazit të spirropallës, një Skënderbe të ri, me kokë ariu, me hundë si Shab Qosja nga kokaina, veshur me shallvare. Parku i madh i Tiranës nuk është varrezë e interesave tuaja mizerabile. O shkatërrues të historisë kombëtare, o shkatërrues të Kombit. Çfarë pune kemi ne shqiptarët me një "grusht shteti" të inskenuar nga sulltan Erdogani për të hequr qafe një kundërshtar të tijin politik? Na duhet të ngremë një memorial për të rënët shqiptarë në 1997 ( me mijëra), një tjetër me të rënët e sheshit Tien An Men, një akoma më të madhe për të rënët e 11 Shtatorit 2001.....sigurisht edhe për viktimat e Kosovës nga genocidi serb, për viktimat e Çamërisë nga genocidi grek, për viktimat e Armenisë nga genocidi turk..... Të hapim ekspozitën e memorialeve të huaja tek Parku i Tiranës i shqyer prej vajgursit. Sygjeroj të ngremë edhe një monument të Hamza Kastriotit ngjitur me atë të grushtit të inskenuar të shtetit nga Erdogani. Sa për shkurret në Parkun e Liqenit, shkurret na i solle ti mu në mes të Tiranës, si kujtim i kooperativës bujqësore të baltës së satëme. Ti o Haxhi Qamil duhet të na thuash të vërtetën se çfarë konçesionesh personale ju ka dhënë babë Erdogani në këmbim të këtij gjesti të ndyrë politik, sa pare të thata në xhep, sa turkish albanish airline personale për E Dramën, sa thërrime për ty.........? Oh u gabova, harrova për një çast se ti nuk thua të vërtetën as kur flet me vehten tënde. Ke terror nga e vërteta, je programuar vetëm për ta ndryshuar të vërtetën. o pashai i vogël i Tiranës me 8% të votave.

Moisi12/08/2019 11:43

Veliaj e Rama mendojne se do ti mbajne karriket me ndihmen e Erdoganit.Kur do ti shporrim keta superhorra ..

Shqiptari12/08/2019 10:58

O pervers muti! Pse hidhe nga nje dege fiku tek nje dege kumbulle???!!! C'pune kemi ne me te vdekurit ne Turqi, o mashtrues???!!! Kujt i plasi se cfare pucesh dhe cfare grushti shteti i brendshem behet neper vendet e tjera???!!! Pse cfare eshte Tirana, varreze apo memorial per te vdekurit e botes??? Po sikur te kerkoje edhe qeveria e Bashar Al Asaad te ngreje nje memorial per ushtaret dhe policet e vrare ne lufte kunder ISIS? O hajvan! Thuaje troc, o i peshtire, o frymor pa pike vlere! Ben ate cfare te urdheron Rama dhe nuk ke bythe ta kundershtosh! Por fillon me pehlivanlleqe dhe lojra fjalesh si pervers qe je!!! YYYYYTTTTT! Rrace muti!

Shto koment

Denonco