Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Videomesazhi i Bashës: Valdrin Pjetri si Elvis Roshi, fshehu dënimin për trafik droge, të merret i pandehur.

Videomesazhi i Bashës: Valdrin Pjetri si Elvis Roshi, fshehu dënimin për trafik droge, të merret i pandehur.

10:04, 12/08/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar sërish sot Edi Ramën një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Në një mesazh në Fb, duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit të Bashkisë së Shkodrës, i dënuar për trafik droge në Itali,, Basha vuri në dukje uzurpumin e të gjitha pushteteve nga Rama me një bandë kriminelësh e hajdutësh, të cilët i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. “- thotë në mesazhin e tij kreu i opozitës, i cili tregon edhe zgjidhjen e problemit të krimit në politikë.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk”- shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha.

MESAZHI NË VIDEO

Edhe në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës theksohet mesazhi kryesor i PD se Edi Rama e mban pushtetin me kriminelët dhe trafikantët e drogës, ndërsa Valdrin Pjetri i Bashkisë së Shkodrës cilësohet si “Elvis Roshi” i ri, pasi, njësoj si ish kryebashkiaku i Kavajës, edhe për Pjetrin, PD ka të dhëna se ai është dëbuar nga Italia për trafik droge në vitin 2003.

“Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit Antimafia. “- thuhet në videomesazhin e kreut të opozitë, i cili bën përgjegjës Edi Ramën që promovon dhe e mbron trafikantin e drogës dhe përfaqësuesin e krimit Valdrin Pjetri. “Edi Rama e emëroi Drejtor të Hipotekës, Prefekt të Shkodrës, Kandidat për Bashkinë e Shkodrës”- theksohet në video, ku shfaqet edhe kryeministri Rama në konfernecën e 30 Korrikut, duke treguar bashkëpunimin e ngushtë me Valdrin Pjetrin, të cilin e emëroi edhe drejtues politik të PS për Qarkun e Shkodrës.

“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur. Më duhet një person që të jetë aty çdo ditë dhe çdo natë si kryetar Bashkie dhe si drejtues.”- citohet Edi Rama në videomesazh, duke promovuar edhe më tej Valdrin Pjetrin.

Në video theksohet mesazhi i kreut të opozitës se Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë “Që të largojmë këtë bandë dhe të sigurojmë të ardhmen e familjeve shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën. #RamaIk”- përfundon videomesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco