Për politikë, kandidati Ramës në Kavajë, bën sikur falet

Për politikë, kandidati Ramës në Kavajë, bën sikur falet

10:47, 11/08/2019

Për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, asgjë nuk është më  e rëndësishme sesa karrigia dhe pushteti.

Pasi hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës i pavotuar dhe i rrethuar nga  trafikantë droge, tani, për t’i shërbyer karriges se tij, ka vendosur të përdhose besimin myslyman, që mbizotëron në Kavajë.

Krali është një nga familjet e pakta të besimit ortodoks, që jeton në Kavajë. Ai nuk ka shkuar kurrë në xhami, nuk ka asnjë informacion që të jetë konvertuar në fenë myslimane, por sot ka shfrytëzuar besimtarët e vërtetë, është futur mes tyre dhe ka bërë sikur është falur me ta.

Një blasfemi nga pikëpamja fetare, pasi një jobesimtar mysliman , i kryen ritet e faljes ndaj Zotit, vetëm pasi të ketë pranuar se do të jetojë dhe do t’i përkushtohet parimeve të fesë islame.

Një keqpërdorim nga pikëpamja politike, pasi Redjan Krali, i besimit ortodoks, për pushtetin e vet personal, thyen çdo parim të besimit islam, duke përdhosur ritin e faljes së myslimanëve.

Në këtë besim, falja është e shenjtë, është një detyrim i besimtarit të fesë myslimane ndaj Zotit dhe jo një llogari politike, siç e keqpërdori sot Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco