Çfarë të kujton 27 janari 2003/ PD ka një pyetje për Valdrin Pjetrin

Çfarë të kujton 27 janari 2003/ PD ka një pyetje për Valdrin Pjetrin

23:15, 10/08/2019

Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë Valdrin Pjetrin, apo farsën e Edi Ramës në Shkodër, se ka fshehur dënimin që ka në Itali.

Deklarata u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili shkruan se Rama detyroi Pjetrin të gënjejë sërish, ndërkohë që trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik, ku për të fshehur dënimin edhe Pjetri ashtu si Elvis Roshi publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.

‘Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.

Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.

Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.

Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.

Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodra11/08/2019 07:17

I kam marr edhe nja 2 e me delshin nulla, sa hyna ne it me morren gishtat e bana 6 muj burg, ti mor valdrin noshta burg me ba ske por kjo certifikat ashte krejt kollaj me e nxjerr se shkon e kerkon ne nje qytet ku sje denu dhe te del nulla ose nderron nje presje emrit ose mbiembrit dhe te del nulla ose je ndalu me emer tjeter dhe te nulla ose ka 1 milion menyra per me te dal nulla nejse ti pse e rren vedin ske nevoj me rrejte shkodren del e thuj si burrat me kan zan me makin te vjedhun kam ken i ri e ciao. Se me rrena nuk shkon larg u dogje ti bashke me rrollsin tan te bardh

Shto koment

Denonco