Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Arratisja e bosit të karburanteve: Edi Rama e lajmëroi personalisht 3 ditë më parë

Arratisja e bosit të karburanteve: Edi Rama e lajmëroi personalisht 3 ditë më parë

11:22, 10/08/2019
A+ Aa A-

Po qarkullon me shpejtësi një lajm në mjaft media, sipas të cilit arrestimi administratorit të  firmës së njohur të karburanteve “Gega Oil”, Paulin Gega, është dekonspiruar nga brenda radhëve të policisë dhe prokurorisë. Mësohet se hetimet për Gegën dhe sipërmarrjen e tij janë të hershme për “pastrim parash” dhe evazion fiskal, por vetëm në datë 7 Gusht, ditën e mërkurë, në kuadër të aksionit që ka shpallur Rama kundër informalitetit, ju bllokua aktiviteti në fushën e tregtimit të karburanteve.

Priten hetime pas dekonspirimit të urdhër arrestit ndaj Gegës, por përpara se të merren në pyetje policët dhe prokurorët që kishin djeni, i pari që duhet thirrur për këtë çështje është vetë kryeministri Edi Rama.

Syri. Net ka zbuluar se vetë Rama e ka njoftuar publikisht pronarin e Gega Oil se çfarë do të ndodhte me fatin e tij, 2 ditë përpara se ai të vendoste që të arratisej.

Nëpërmjet një statusi në FB, kryeminstri e paralajmëron këtë gjë duke publikuar foto të karburanteve “Gega Oil” dhe duke shkruar se, “çdo trim do të kapet”.

"Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit", lajmërohet nga kryeministri, Paulin Gega, për atë që do ti ndodhte në ditët në vazhdim.

Vini re: E paralajmëron që, “do të kapet”, ose e thënë më thjesht; ik se po vijmë për të të arrestuar!

Kjo ka mjaftuar që bosi i karburanteve të arratiset dy ditë më pas, kurse vetëm ditën e sotme mësojmë nga njoftimi zyrtarë i policisë se prokuroria,  ndërkohë kishte nxjerrë urdhër arresti.

    “Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.9.08.2019. Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, thuhet në njoftimin zyrtarë të policisë të dalë ditën e sotme.

    Pra përpara se të nisin hetimin për dekonspirimit të këtij urdhri arresti (për “evazorin e madh” dhe “pastruesin e parave”), brenda radhëve të prokuroria dhe policisë, organi i akuzës duhet të thërrasë urgjentisht dekonspiruesin e parë publik, i cili është vetë Edi Rama.

    Provën e kanë në faqen në FB të ERTV, ku që në datën 7 Gusht (E mërkurë ora 4.40 PM) Edi Rama I shkruan bosit të “Gega Oil”, se do të kapet. Dhe ky I fundit në fakt priti dy ditë që “ta kapnin”, por në datën 9 Gusht e ndau mendjen dhe u arratis.

                                                                                           

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco