Rama inauguron 'opozitën e re': Me çitjane plakash dhe kuzhinierin italian të Lefter Kokës!

Rama inauguron 'opozitën e re': Me çitjane plakash dhe kuzhinierin italian të Lefter Kokës!

10:39, 10/08/2019

Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama, është shfaqur në Durrës i veshur në mënyrën më groteske të mundshme, për të marrë pjesë personalisht në një investim të ri të “opozitës së re parlamentare”.

Kryeministri, i cili herë kalon nga poturet e pleqve të Krujës te pantallonat e shkurtra, këtë herë ka veshur një palë çitjane pëlhure të bardhë të cilat zakonisht i përdorin plakat e Shqipërisë së Mesme. Këtë veshje “speciale” kryeministri e ka zgjedhur, për të inauguruar biznesin e radhës të ish-ministrit të LSI, Lefter Koka, (një sipërmarrje agrobiznes) i cili pasi u konsultua me SHBA dhe BE zgjodhi të hidhet në prehrin e ngrohtë të Ramës, për të themeluar në parlamentin pa opozitën zyrtare, “opozitën e re”. Rama me këtë rast ka mbajtur edhe një fjalim, duke pasur në krah kuzhinierin italian të “opozitarit të fortë” kundër qeverisë Rama, Lefter Kokës.

Syri. Net përveç fotografive të siguruar nga ky inaugurim i investimeve më të fundit të “opozitës së re” ka mësuar gjithashtu, se Edi Ramës i kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë pjatat e gatuar nga Kuzhinieri i Terit.

Duket se me rastin e hapjes së sezonit të ri parlamentar, kryeministri po kujdeset personalisht për të forcuar me të gjitha mënyrat deputetët e “opozitës, që janë edhe “kundërshtarët” e tij të më mëdhenj! 

         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz 10/08/2019 18:16

Kellufi i arit Edveri na paska inaguru biznesin e ri te doktorit te shkencave Lefterit, opozitarit te flakte qe ka mbaru Oxfordin e Struges shkelqyeshem!

Poturret10/08/2019 14:06

Aman ti thote njeri keti k.... se nuk mjaftin stili duhet edhe te te pershtatet... Na e shpifi; me i shemtuar s’behet...pffff

t10/08/2019 13:36

Terri me ferrin

E Verteta10/08/2019 12:45

Ooo turp e faqja e zeze qe del me kule ,po nga ka ardhur ky psikoufoo.E ky eshte burre shteti ...,merrni shembull nga ky. O mjer ne nga kush qeverisemi. Ky njeri nuk din protokoll,rregulla,etiken.A ka keshilltare ky njeri qe ta mesoje se si duhet te vishet ,si te flase si te ece. Te gjithe ministrat drejtoret te vishen me kule e ti shkojne ne zyren e tij te ulen ne sofra ne toke te defrehen te pine,hane si Sali Protopapa neper filma se ne tvertete jeta e tyre eshte si nje telenovele e shpifur qe do kete fund tragjik. U jane versulur bizneseve si ujqer ku e ku ti gjobisin,nuk shohin cmimet tavan,ushq.skaduara qe po na helmojne cdo dit,nuk shohim spitalet qe sherbimi le per te deshiru.Keta jane hajna duke u cjerrur ejj shife hajdutin shkoj andej dhe ai vete eshte hajduti. Nuk dine se cflasin neper telev.flasin kot ntym ,ata jane aut ne tgjitha drejtimet.Sa te jeni npushtet dajani frymen ketij populli dele se i ke vene ngjum.Vidh rehat rehat si ti Babe Rame Duti e Lali Eri Duti sju thot gjo njeri derisa tju vije dita qe populli te zgjohet dhe do ju qoje ne gijotine.Faqezinj si nuk e shihni kete popull mjeran pa asnje prespektiv.TURPIN e keni ngrene me buk prandaj skeni cipe mbi fytyre. Mbi 80 perq.e shqiptareve sjane ne gjendje te festojne Kurban Bajramin nga pamundesia. Ikni o mizerabel.

Shqiptari10/08/2019 11:13

Komplet rrote k....i!!!!!! Nuk ke se cfare ti thuash tjeter. Por me rrota k..i jane ata qe e ndjekin nga pas, sepse ai tallet me ata, duke iu thene se ja cfare rrace idiotesh jeni ju qe i jargaviteni, i serviloseni dhe pranoni per kryeminister nje rrote k...i! Po ashtu ai tallet me SHBA dhe BE, duke iu thene me keto gjeste idiote: Ja se cfare partneri rrote k...i pranoni ju! Pra ju jeni me rrote k...i se une!!!!

Shto koment

Denonco