Lulzimi ia thotë troç: 'S'ka politikan që nuk vjedh, por ti je kampion', shihni tërbimin e Ramës…

Lulzimi ia thotë troç: 'S'ka politikan që nuk vjedh, por ti je kampion', shihni tërbimin e Ramës…

09:50, 10/08/2019

Pas një pauze të gjatë, në këto kohë kur Edi Rama po vazhdon spektaklin propagandistik të “luftës kundër informalitetit”, (aksion që e ka nisur disa herë gjatë qeverisjes së tij) dhe po përpiqet që të largojë vëmendjen nga kriza e rëndë politike dhe skandalet e shumta korruptive, i është rikthyer polemikave me ndjekësit e tij në Facebook.

Poshtë një postimi për luftën “pa mëshirë”, që po bëka qeveria e tij kundër atyre që nuk lëshojnë kuponët tatimorë duke vjedhur xhepat e qytetarëve, Rama i është përgjigjur Lulzimit (Jo kreut të PD-së Basha), i cili i shkruan se të gjithë politikanët shqiptarë vjedhin, por ti “ke punuar” më shumë se të gjithë.

“Nuk ka politikan që nuk vjedhin, por unë mendoj se ti ke punuar më shumë nga të gjithë”, i shkruan Lulzim komentuesi.

Por pas kësaj të vërtete të thënë troç, Edi Rama i tërbuar i është kundërpërgjigjur në mënyrën më qesharake të mundshme, duke pretenduar se “nuk jeton për të mbushur xhepat me lekë”, por për të mbushur jetën me kuptim, me ëndrra e me kujtime…

“Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”, i kthehet i tërbuar Rama, qytetarit Lulzim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti 13/08/2019 14:53

Mire e ka kryehajduti! Edhe te vjedhesh eshte emocion? I forte biles: varfron te varferit dhe i sheh si rropaten, e kjo e emocionon me shume llumin!

Daj Jaku10/08/2019 14:30

Ka shumë të drejtë, nuk gënjen, nuk pranon lekë ky zullapi inë, të gjitha vjedhjet i bën me qindra miliona euro, por ama nuk ka vjedhur kurrë asnjë kokërr leku. Edhe kur flet për ëndërrat ka të drejtë, nuk gënjen e ka pohur me gojën e vet që ëndërron të blejë një ishull tropikal ( me euro, jo me lekë) për të kaluar pleqërinë. Ndërsa sot po jeton në një bunker (ndërtuar me euro, jo me lekë), të cilin e konsideron art. Ndërsa kur ishte kriekar bashkie, 20% e taksës së kriekarit e merrte me dollarë, jo me lekë. Sa del jashtë Shqipërie lekun nuk e ha as qeni, edhe miliardat e të ardhurave të trafiqeve të drogës me euro paguhen dhe riçiklohen e pastrohen në mega lavatriçen edramiane të ndërtimit të kullave të betonit.

Gramoz10/08/2019 10:46

Mos ja veni re kryecarit se osht rrotkarizu fare i duket Shqiperia si Amerik se per vete Amerik e ka Edver Taqi Superzorraxhiu!

Gramoz10/08/2019 10:45

Mos ja veni re kryecarit se osht rrotkarizu fare i duket Shqiperia si Amerik se per vete Amerik e ka Edver Taqi Superzorraxhiu!

Shqiptari10/08/2019 10:14

Ne fakt ti o Krye kriminel, duhet te grumbullosh kujtime, sepse do te te duhen per ti kujtuar gjate pjeses tjeter te jetes qe do te kalosh ne qeli si nje hajdut ordiner!

Shto koment

Denonco