A keni frikë nga SPAK siç ju akuzon Edi Rama? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

A keni frikë nga SPAK siç ju akuzon Edi Rama? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

12:31, 09/08/2019
A+ Aa A-

Në konferencën për mediat që u mbyll pak çaste më parë kreu i opozitës Basha u pyet edhe për deklaratat e shpeshta të Edi Ramës, sipas të cilit e gjithë kjo që po bën opozita ka lidhje me frikën ndaj “SPAK”. Gazetarja e pyeti Bashën, nëse ai vetë personalisht ka frikë nga krijimi i këtij organi të drejtësisë i cili do të godasë pikërisht politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Pyetje: Z.Basha, z. Meta dhe z. Rama janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u, ju keni frikë?

Basha: Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë.

Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do t'i hapë rrugën një krize tjetër. ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco