'U arrestua në 3 të mëngjesit në Firence...', Berisha: Të reja fundosëse për Valdrin Drogën!

'U arrestua në 3 të mëngjesit në Firence...', Berisha: Të reja fundosëse për Valdrin Drogën!

14:32, 07/08/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar disa dëshmi të reja nga qytetarët lidhur me arrestimin në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur nga Edi Rama në Shkodër, Valdrin Pjetrit, arrestim i mbajtur fshehur prej tij. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari me këtë koment: “Plotësime të reja fundosëse për Valdrin Drogën!”

“Përshëndetje doktor Berisha!

Doktor, unë e njoh mirë Valdrinin.  Është krejt e vërtetë ajo që ka denoncuar qytetari dixhital për Valdrin Pjetrin dhe Altin Dodën.

Ata të dy janë arrestuar nga kuestura italiane në Firence Piazza Puccini në ora 3 të mëngjesit.

Ndalimi i tyre është bërë sepse ata po transportonin drogë.

Fillimisht Valdrini është përpjekur të fajësojë Altinin, por pas kundërshtimit të Altinit, ata kanë pranuar bashkëfajësinë.

Mbi Valdrinin rëndon edhe akuza e vjedhjes së automjetit që gidonte vet.

Vitet janë në rregull 2001-2002.

Nuk i ka bërë 16 muaj burg se sa ikin, dalin në arrest shtëpie e ikin prej Italie.

Valdrini ka precedent.

Në 2006 ka pasur falje për ata që janë të dënuar deri në 3 vjet e poshtë.

Burgu është falur, por precedenti rri gjithmonë.

Në Firence ka ndodhur gjithçka se aty ka shkuar me studime, por u dha mbas drogës. As studimet s’i ka mbyllur. Anonim.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco