Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin, 4 ditë pas kërkesës së PD-së

Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin, 4 ditë pas kërkesës së PD-së

13:47, 06/08/2019
A+ Aa A-

Ditën e premte, 2 gusht, përmes një kërkese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit, teksa shpjegohej edhe arsyeja.

Prokuroria e Përgjithshme  nuk ka reaguar menjëherë mbasë kërkesës nga ana e PD, por sot bëhet e ditur se Prokuria ka nisur verifikimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Lajmin  e kanë konfirmuar burime zyrtar nga prokuroria.

Kjo lëvizje e Prokurorisë erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, për të verifikuar pastërtinë e figurës së kryebashkiakut. PD pretendon se Pjetri nuk mund të kandidonte për këtë post pasi ka qenë i ndaluar dhe dëbuar në Itali.

PD thekson se nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Kërkesa e PD-së

 “Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhej ndër të tjera në letrën e Bardhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi06/08/2019 21:28

Hajde shtet hajde, Fillon verifikimin mbas denoncimit te PD, kulmi injorances,edhe nje ojq eshte me serioze se ky shtet legen,dhe mendojme ne se do hyjme ne Europe, verifikimet duhet ti kishin bere me kohen keta, Por jo, se ju duhen per ca pune se Jane hajdute profesioniste,,,kuptone apo jo? Duhet ti perdorin me pas si bankomate per te bler votat perseri...e perseri,,

Daj Jaku06/08/2019 15:33

Sykja Marku ka një zakon, fillon çështje penale por asnjëherë nuk i përfundon, ska faj, nuk ka kohë, është e përkohëshme, e pakohëshme.

Shto koment

Denonco