13 Tetori/ PD: Mosnisja e punës për zgjedhjet, dëshmi se Rama kontrollon KQZ

13 Tetori/ PD: Mosnisja e punës për zgjedhjet, dëshmi se Rama kontrollon KQZ

13:14, 05/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike vuri në dukje sot se me moszbatimin e Dekretit të Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit, KQZ-ja po vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Në një deklaratë të lëshuar në mesditë nga Partia Demokratike, thuhet shprehimisht:

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t05/08/2019 15:13

Qe rama kontrollon kqz kete tashme e kupton edhe bufi,por çkuptim ka qe nga nje ane pd e ve ne dukje nje gje te tille kur nga ana tjeter ajo vete nuk ka bere kerkese per tu regjistruar. Apo po ben edhe ajo xholin siç e beri rilindja me partine e unitetit?!

Shto koment

Denonco